Kthehu te lista
Punë

Internship SAP Functional Consultant

Algorhythm Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Internship SAP Functional Consultant Hapi i parë drejt karrierës suaj të suksesshme si SAP Functional Consultant! Algorhythm, një nga kompanitë më inovative në fushën e IT dhe konsulencës, kërkon persona të talentuar dhe të motivuar për të filluar rrugëtimin e tyre në Internship për SAP Functional. Ky program është porta juaj drejt botës së konsulencës teknologjike, ku do të mësoni se si të modeloni proceset e biznesit me ERP-në lider në tregun botëror, SAP. Kërkojmë: - Edukimi: Studentë ose të diplomuar në Ekonomi, Informatikë Biznesi, Inxhinieri ose fusha të ngjashme. - Gjuha: Njohuri shumë të mira të gjuhës Gjermane ose Italiane. - Aftësitë: Mendësi analitike, vëmendje ndaj detajeve dhe pasion për teknologjinë. - Angazhimi: Vullnet për një rritje profesionale afatgjatë. Ofrojmë: - Mentorim: Eksperiencë praktike në projekte reale krah ekspertëve të industrisë. - Aftësim: Trajnim intensiv në njërën nga fushat më të kërkuara të tregut global (SAP). - Karrierë: Mundësi reale punësimi pas përfundimit me sukses të internship-it. Si të aplikoni? Dërgoni CV-në tuaj në: hr@algorhythm.al Subjekti: "Aplikim për Internship: SAP Functional Consultant" Mos e humbisni këtë mundësi unike për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në elitën e konsulencës IT! #Algorhythm #SAP #SAPFunctional #Internship #Hiring #CareerOpportunity #AlbaniaIT #GermanSpeakers #ItalianSpeakers Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/internship-sap-functional-consultant-at-algorhythm-4375516377
Niveli: mid level

Publikuar 26/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme