Kthehu te lista
Punë

Inxhinier Civil

Balfin Construction Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Kompania **Balfin Construction (ish Mane TCI)** , pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë. **Grupi** **BALFIN** është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023. **Pozicioni:** Inxhinier Civil **Departamenti:** Teknik **Vendndodhja:** Farkë, Tiranë **Përmbledhja e Pozicionit** Inxhinieri Civil i Zbatimit zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, legjislacionit të aplikueshëm në fuqi, kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë. **Requirements** - Ndjek dhe kontrollon zbatimin e punimeve civile në kantier, në përputhje me projektin, kontratën dhe standardet teknike; - Kontrollon përputhshmërinë mes projekteve arkitektonike, konstruktive, MEP dhe infrastrukturës, duke identifikuar mospërputhje dhe propozuar zgjidhje teknike; - Koordinon dhe organizon punimet në kantier, duke planifikuar frontet e punës dhe bashkërenduar aktivitetet me ekipet dhe nënkontraktorët; - Monitoron grafikun e punimeve dhe raporton progresin, problematikat dhe devijimet; - Kontrollon cilësinë e punimeve, materialeve dhe proceseve të zbatimit, në përputhje me standardet QA/QC dhe rregullat HSE; - Ndjek, verifikon dhe pergatit dokumentacionin tekniko-ligjor në kantier (procesverbale, libreza masash, situacione, raporte); - Aprovon materialet që implementohen në kantier dhe ndjek cilësinë e furnizimeve; - Merr pjesë në inspektime, kolaudime dhe përgatit snag listat për punimet me mangësi; - Administron volumet e punimeve, monitoron kostot dhe ndjek zërat e preventivit, përfshirë punimet shtesë ose të paparashikuara; - Përgatit raporte ditore dhe javore mbi ecurinë e punimeve dhe çështjet teknike. **Edukimi:** Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi. **Kualifikime Të Tjera** - Të ketë minimumi 7 (shtatë) vite eksperiencë pune të dokumentuar në punime civile (konstruksion dhe rifinitura). - Aftësi për të lexuar, kuptuar dhe koordinuar projektet MEP, si dhe për të bashkërenduar punimet me disiplinat përkatëse; - Aftësi për të lexuar, analizuar dhe interpretuar projekte, kontrata, korrespondencë biznesi, procedura dhe manuale teknike; - Aftësi për menaxhimin dhe ndjekjen e kontratave dhe projekteve specifike në fushën e ndërtimit; - Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim, prezantim i qartë i problematikave, si dhe përgatitje raportesh teknike dhe operative. - Njohuri të mira dhe përdorim praktik i programeve kompjuterike si AutoCAD (CAD), Excel, MS Project, Revit, etj. **Mënyra e Aplikimit** Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre nëpërmjet link. Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. ***Afati i dorëzimit: 22/01/2026*** - Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. **Benefits** Balfin Construction ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një shpërblim të drejtë bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-civil-at-balfin-construction-4370309198
Niveli: mid level

Publikuar 08/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme