Kthehu te lista
Punë

Inxhinier Elektrik

Matrix Konstruksion Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Titulli i Pozicionit: Inxhinier elektrik, Profil Energjetikë I raporton: Menaxherit të Projektit dhe Kryeinxhinierit Lloji i Punës: Kohë e plotë Matrix Konstruksion është një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri, e themeluar në vitin 1995, rreth vizionit për të promovuar zhvillimin urban, infrastrukturor dhe energjetik në Shqipëri. Kompania ka një portofol të gjerë dhe është e specializuar në ndërtime civile dhe real estate, turizëm elitar, infrastrukturë dhe transport, si dhe energji e ripërtëritshme. www.matrixkonstruksion.com DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË - Mbikëqyr kontraktorët për mbarëvajtjen e projekteve të tensionit të lartë, ku përfshihen nënstacionet, linja dhe pika e lidhjes deri në tensionin 220 kV . - Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në të gjitha fazat, nga projekt-ideja, zbatimi dhe kolaudimi përfundimtar. - Planifikon, organizon dhe mbikëqyr punën e inxhinierëve dhe specialistëve elektrikë, në zyra dhe në kantier. - Angazhohet dhe bën vlerësimin teknik për fazat e projektimit, si dhe oponencën teknike lidhur me projektin. - Vlerëson dhe rishikon koston e projekteve elektrike. - Harton raporte të detajuara të projektit, duke përfshirë ecurinë e tij, identifikimin e problemeve dhe planet e zgjidhjes. - Mban dokumentacionin e plotë inxhinierik, duke përfshirë vizatimet, raportet teknike, specifikimet teknike dhe llogaritjet përkatëse. - Kryen testime dhe inspektime në pajisjet elektrike për të siguruar funksionimin e duhur dhe përputhshmërinë me specifikimet dhe rekomandon ndryshime të mundshme. - Identifikon defektet dhe zbaton masa korrigjuese për të zgjidhur problemet elektrike . - Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së Sigurimit Teknik në lidhje me instalimet elektrike . - Kontrollon dhe siguron që stafi zbaton rregulloren e Sigurimit Teknik. KËRKESAT/ KUALIFIKIMET: - Të zotërojë diplomë në nivel Bachelor dhe / ose Master Shkencor / Profesional ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR në Inxhinieri Elektrike - Profili Energjetikën . - Të ketë përvojë pune më shumë se 5 vite në projektimin dhe zbatimin e projekteve energjetike të tensionit të lartë. - Të zotërojë licencë profesionale individuale *(përbën avantazh) .* - Të ketë njohuri shumë të mira të tensionit të lartë dhe përvojë në projektimin e nënstacioneve dhe të linjave deri në 220 kV . - Të ketë eksperiencë në testimin dhe komisionimin e pajisjeve të tensionit të lartë . - Njohuri shumë të mira në teknologjitë e energjisë së ripërtëritshme si energjia diellore, era ose uji . - Njohuri shumë të mira dhe të zbatojë me rigorozitet standardet IEC, Eurocode (normat e projektimit) . - Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, dhe /ose gjuhë të huaja të tjera të Bashkimit Evropian . - Aftësi shumë të mira menaxhimi, planifikimi dhe organizimi . - Aftësi për të punuar në grup dhe për të gjetur zgjidhje . - Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës . - Të ruajë konfidencialitetin e informacionit në punë . - Etikë pune dhe integritet, në respektim të standardeve të Shoqërisë. Orari i punës: E Hënë – E Premte: 08:45-17:30 \* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. \* Të dhënat e kandidatëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në zbatim të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar. Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV-në dhe 2 referenca në adresën e email-it hr@matrixkonstruksion.com ose në faqen tonë në LinkedIn. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-elektrik-at-matrix-konstruksion-4345191076
Niveli: mid level

Publikuar 19/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme