Kthehu te lista
Punë

Inxhinier Elektrik

Gjonaj Group Holdings Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Infotelecom** , pjesë e **Gjonaj Group Holding** , po kërkon një **Inxhinier Elektrik** të përkushtuar dhe me aftësi teknike të forta për t’iu bashkuar ekipit tonë. Kandidati do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe optimizimin e prodhimit të energjisë në HEC-et dhe parqet fotovoltaike, duke siguruar operacione efikase, raporte të sakta dhe zbatim të kontratave të menaxhimit. Ky rol kërkon ekspertizë teknike të lartë, aftësi udhëheqëse dhe koordinim efektiv me ekipet e brendshme dhe partnerët e jashtëm. Detyrat Kryesore: - Skedulimi dhe menaxhimi i prodhimit të energjisë së 2 HEC-eve përmes sistemeve SCADA. - Skedulimi dhe menaxhimi i prodhimit të energjisë së parqeve fotovoltaike përmes sistemeve SCADA. - Menaxhimi dhe kontrolli i stafit të zyrës së skedulimit, monitorimit dhe sistemit SCADA. - Përgatitja e raporteve periodike mbi performancën e prodhimit të energjisë. - Zbatimi rigoroz i kontratave të menaxhimit të HEC-eve, parqeve fotovoltaike ose eolike. - Asistimi në projektet në zhvillim të zyrës EPC (parqe fotovoltaike, turbina eolike, etj.) duke përfshirë projektimin dhe supervizimin. - Mbështetja e zyrës EPC në procese të ndryshme teknike. **Kualifikimet:** - Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike. - Minimum 3 vite eksperiencë relevante (eksperienca në skedulimin dhe menaxhimin e energjisë së HEC-eve përbën avantazh). - Aftësi të forta teknike dhe në përgatitjen e raporteve teknike. - Aftësi të mira komunikimi me kolegët dhe nënkontraktorët. - Iniciativë, fleksibilitet dhe gatishmëri për orar pune të përshtatshëm. - Njohuri të mira në AutoCAD dhe paketën Microsoft Office; njohuritë në programe të tjera të fushës përbëjnë avantazh. - Njohuri të mira të gjuhës angleze. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-elektrik-at-gjonaj-group-holdings-4345210600
Niveli: mid level

Publikuar 19/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme