Kthehu te lista
Punë

INXHINIER GJEODET

Salillari LTD Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
Kompania  **“SALILLARI Sh.p.k”,** Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative. **“SALILLARI Sh.p.k”**  aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj.. Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin. Kompania  **"SALILLARI shpk"**  kërkon të punësojë  **INXHINIER GJEODET.** **DETYRAT KRYESORE:** **Qëllimi i përgjithshëm i këtij pozicioni pune, është realizimi i detyrave për zbatimin e rilevimeve topografike speciale që kerkojnë mjete dhe organizim të vecantë, punime topogjeodezike në objekte inxhinierike, punime speciale gjeodezike; rrjeta mbështetëse dhe qëndrueshmëri terrenesh, si dhe përpunime volumesh.** **KRITERET KRYESORE:** - Të ketë diplomë për Inxhineri Ndërtimi: Gjeodezi. - Të njohë dhe të punojë programet Gjeodezike, AutoCad, Microsoft Office. - Të ketë mbi 5 vjet përvojë pune në fushën e Gjeodezisë, Krahasim përpunim volumesh. Preferohet të ketë experiencë në përdorimin e Instrumentit Top Con (Trimble, Laika, etj.), Zbatimin e rrugëve, Rilevim, Projektim. - Të zotërojë gjuhën angleze - Të zotërojë patente klasi B **APLIKIMI:** **Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail:** **hr@salillari.al** **, ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +35569 408 30 30.** **\* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.** **\* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-gjeodet-at-salillari-ltd-4397827713
Niveli: mid level

Publikuar 04/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme