Kthehu te lista
Punë

Inxhinier i Sistemeve të Sigurisë Fizike

Synapse ATS Sh.p.k Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**SYNAPSE** , është një integrator sistemesh që ofron zgjidhje, sisteme dhe shërbime për Godina, Qendrat e të Dhënave (DC), Infrastrukturë Telekomunikacioni, dhe Infrastrukturë Kritike. **Detyrat** - Mbledhja dhe analiza e informacionit, duke përfshirë takime me klientët dhe stafin e sigurisë për të kuptuar nevojat dhe objektivin e sistemit të sigurisë fizike. - Projektimi i sistemeve të sigurisë fizike duke përfshirë sistemet CCTV, sistemet e kontrollit të hyrje/daljeve, sistmet e alarmeve, sistemet e dedektimi dhe shuarjes së zjarrit. - Pershkrim Funksional i Sistemeve (High Level Design) - Shkrimi i Specifikimeve teknike te produkteve - Krijimi i Vizatimeve Teknike ne CAD (Shop drawings) - Pershkrimi i Detajuar per Zbatimin e Projektit (Low Level Design) - Krijimi i Vizatimeve Teknike pas zbatimit te projektit (As-Build drawings) - Koordinimi i ekipit të instalimit fizik në terren dhe kontrolli i cilësisë së instalimit. - Konfigurimi, zgjidhja e problemeve dhe integrimi i sistemeve të sigurisë fizike. - Testimi dhe vlerësimi i performancës së sistemeve të sigurisë. - Dokumenton zgjidhjen teknike të implementuar, si edhe pergatit raportin e instalimit. - Trajnimi dhe mbështetja teknike e përdoruesve. **Kërkesat** - Diplomë universitare BSc, ose Master në Inxhinieri Mekatronike, Elektronike, ose fusha të ngjashme. - Minimalisht 3 vite përvojë në projektim, implementim dhe mirëmbajtje të sistemeve të sigurisë fizike duke përfshirë sisteme CCTV, Kontrolli të Hyrje/Daljeve, Siseme Alarmi dhe Dedektim Zjarri. - Njohuri bazë në teknologjitë e rrjetave kompjuterike si TCP/IP, VLAN, DNS, dhe SNMP. - Familjar me parimet bazë elektrike, tensioni, rryma, matja e tensionit, rrymës, tokëzimi. - Njohuri shumë të mira te gjuhes angleze **Orari i punës** Nga e hëna në të premte: 8:00 – 16:30 Të shtunën: 8:00 – 12:30 **Aplikimet** eMail: bernard.toci@synapse.al Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-i-sistemeve-t%C3%AB-siguris%C3%AB-fizike-at-synapse-ats-sh-p-k-3950472797
Niveli: mid level

Publikuar 02/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme