Punë
Inxhinier Mekanik (Mabetex Group) Palase
DM Consulting Services
Tiranë, Shqipëri
Të tjera
Përshkrimi
**Inxhinieri Mekanik**
është përgjegjës për projektimin, mbikëqyrjen dhe zbatimin e sistemeve mekanike në objekt, si sistemet HVAC (ngrohje, ventilim dhe ajër i kondicionuar), instalimet hidraulike dhe sistemet e tjera teknike. Ai siguron që të gjitha instalimet të realizohen sipas projektit, standardeve teknike dhe kërkesave funksionale të objektit.
**Detyrat**
- Kontrollon përputhshmërinë e vizatimeve MEP me projektin arkitektonik dhe strukturor (kalimet e tubacioneve/kanaleve, hapjet, lartësitë e tavaneve, koordinimi me elementet strukturore);
- Verifikon në kantier që instalimet mekanike (HVAC, tubacione, pajisje) zbatohen sipas projektit dhe nuk krijojnë konflikte me strukturën dhe arkitekturën, duke koordinuar çdo ndryshim të nevojshëm me disiplinat përkatëse;
- Mbikëqyr instalimin e sistemeve mekanike në kantier;
- Siguron zbatimin korrekt të projekteve mekanike;
- Koordinon punën me inxhinierët e disiplinave të tjera dhe ekipet në terren;
- Kontrollon cilësinë e materialeve dhe të instalimeve;
- Ndjek progresin e punimeve dhe përputhshmërinë me afatet;
- Identifikon dhe zgjidh problematika teknike gjatë zbatimit;
- Merr pjesë në testimin dhe vënien në punë të sistemeve.
**Kualifikimet**
- Diplomë në Inxhinieri Mekanike
- Njohuri të sistemeve HVAC, hidraulike dhe instalimeve teknike
- Aftësi në leximin dhe interpretimin e projekteve mekanike
- Njohuri në programe teknike (AutoCAD, ose të ngjashme)
- Aftësi të mira organizimi dhe komunikimi
- Përvojë në kantier (Avantazh)
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-mekanik-mabetex-group-palase-at-dm-consulting-services-4423201047
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim