Kthehu te lista
Punë

Inxhinier Mekanik Palase (Mabetex Group)

ASEL Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Inxhinieri Mekanik** është përgjegjës për projektimin, mbikëqyrjen dhe zbatimin e sistemeve mekanike në objekt, si sistemet HVAC (ngrohje, ventilim dhe ajër i kondicionuar), instalimet hidraulike dhe sistemet e tjera teknike. Ai siguron që të gjitha instalimet të realizohen sipas projektit, standardeve teknike dhe kërkesave funksionale të objektit. **Detyrat** - Kontrollon përputhshmërinë e vizatimeve MEP me projektin arkitektonik dhe strukturor (kalimet e tubacioneve/kanaleve, hapjet, lartësitë e tavaneve, koordinimi me elementet strukturore); - Verifikon në kantier që instalimet mekanike (HVAC, tubacione, pajisje) zbatohen sipas projektit dhe nuk krijojnë konflikte me strukturën dhe arkitekturën, duke koordinuar çdo ndryshim të nevojshëm me disiplinat përkatëse; - Mbikëqyr instalimin e sistemeve mekanike në kantier; - Siguron zbatimin korrekt të projekteve mekanike; - Koordinon punën me inxhinierët e disiplinave të tjera dhe ekipet në terren; - Kontrollon cilësinë e materialeve dhe të instalimeve; - Ndjek progresin e punimeve dhe përputhshmërinë me afatet; - Identifikon dhe zgjidh problematika teknike gjatë zbatimit; - Merr pjesë në testimin dhe vënien në punë të sistemeve. **Kualifikimet** - Diplomë në Inxhinieri Mekanike - Njohuri të sistemeve HVAC, hidraulike dhe instalimeve teknike - Aftësi në leximin dhe interpretimin e projekteve mekanike - Njohuri në programe teknike (AutoCAD, ose të ngjashme) - Aftësi të mira organizimi dhe komunikimi - Përvojë në kantier (Avantazh) **Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.** **\* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-mekanik-palase-mabetex-group-at-asel-albania-4431086156
Niveli: mid level

Publikuar 29/06/2026 · Skadon 28/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme