Kthehu te lista
Punë

Inxhinier Mekanik për Sistemet HVAC

Gree Profesional Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
EGS - Engineering Global Solution është një kompani e cila operon në fushën e elektromekanikës dhe ndërtimit. Ne jemi të specializuar në sektorin e elektromekanikës me projektim, zbatim, punime elektromekanike si: sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionim si dhe punime ndërtimi ne dizenjim, projektim, zbatim. Shoqëria “Engineering Global Solution”, pjesë e Globe Group kërkon të punësojë: **Inxhinier Mekanik per Sistemet HVAC** (Heating, ventilation, and air conditioning) **Detyrat dhe Përgjegjësitë:** - Realizon projektime të ndryshme në lidhje me sisteme të ngrohjes, ftohjes dhe ventilimit, të cilat përdoren në ndërtesa që kontrollojnë temperaturën dhe cilësinë e ajrit; - Planifikon dhe supervizon zbatimin e projekteve të sistemit HVAC; - Menaxhon dhe ndjek ecurinë e projekteve në faza, që nga projekt-ideja, zbatimi dhe implementimi përfundimtar dhe me sukses të projekteve; - Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e nënkontraktorëve të sistemeve të kondicionimit për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt; - Realizon procedurat e testimit të projektimit dhe kontrollin e pajisjeve të instaluara për të vlerësuar funsionin e tyre dhe për të evidentuar difektet e mundshme; - Harton dhe rishikon kostot e instalimeve të sistemeve të kondicionimit duke përgatitur preventivat totale; - Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve të sistemeve të kondicionimit në përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit; **Kualifikimet / Kërkesat** - Të ketë përfunduar studimet e larta në degën Inxhinieri Mekanike me profil sistemet ngrohëse dhe ftohëse; - Të ketë minimumi 3 vite eksperiencë në projektimin e sistemeve të tilla; - Te jete i kualifikuar per trajtimin e ajrit; - Të ketë njohuri shumë të mira të Autocad; - Të ketë njohuri të kënaqshme të sistemeve VRF dhe Chiller dhe të ofrojë standarte të larta në punë; - Të ketë një qasje fleksibël përsa i përket orareve të punës; - Të jetë njohës i sigurisë në punë; - Të jetë i aftë të punojë në grup; - Të ketë njohës i gjuhës Angleze; Page shume e kenaqshme. Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike:  hr@globegroup.al  ose kontaktoni ne nr. +355674021523. Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar \*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” Adresa: “Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres) www.hybrid.al  /  www.globegroup.al - Cel. : 0674021523 Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-mekanik-p%C3%ABr-sistemet-hvac-at-gree-profesional-4378946001
Niveli: mid level

Publikuar 04/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme