Kthehu te lista
Punë

Inxhinier Mekanik

EuroElektra Sh.p.k Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
EuroElektra Sh.p.k është kompani lider që ofron një gamë të gjerë shërbimesh të avancuara në fushën e elektro-energjetikës, duke siguruar zgjidhje inovative dhe të besueshme për bizneset dhe individët që kërkojnë të përmirësojnë efikasitetin dhe performancën e sistemeve të tyre energjetike në Shqipëri dhe rajon. Në kuadër të zgjerimit të operacioneve, EuroElektra po zgjeron ekipin e saj dhe është në kërkim të profesionistëve të përkushtuar për t’u bashkuar me ne. Pozicioni: "Inxhinier Mekanik" Përgjegjësitë Kryesore: **Përgjegjësitë:** - Përgatitja e raporteve, projekteve dhe vizatimeve teknike. - Kryerja e llogaritjeve mbi presionet, ngarkesat dhe tensionet. - Vlerësimi i rezistencës së materialeve të ndërtimit dhe përzgjedhja e tyre e duhur. - Ofrimi i këshillave teknike për projekte dhe ndërtim të sigurt. - Marrja e miratimeve për leje planifikimi dhe/ose ndërtimi. - Analiza e konfigurimit të komponentëve bazë të strukturës. - Bashkëpunimi me staf profesional, si inxhinierë të tjerë. - Monitorimi dhe inspektimi i punimeve të kryera nga kontraktorët për të garantuar qëndrueshmërinë strukturore. - Inspektimi i pronave për të vlerësuar gjendjen dhe themelet. **Kërkesat:** - Diplomë në Inxhinieri Mekanike dhe licensa të fushës. - Eksperiencë e mëparshme pune si Inxhinier Mekanik. - Eksperiencë e avancuar në menaxhimin e projekteve. - Njohuri të avancuara mbi metodat e ndërtimit, materialet dhe programet kompjuterike. - Aftësi konceptuale tredimensionale. - Mendim analitik dhe aftësi të forta për zgjidhjen e problemeve. - Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi të mira organizative. - Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup, si dhe për të përmbushur afate të ngushta. - Aftësi shumë të mira komunikuese. **Kushtet e Punës:**   - Ditët e punës: E hënë – E premte, ora 08:00 – 17:00 duke përfshirë dhe orarin e pushimit. - Lejet vjetore (22 ditë) dhe pushimet zyrtare trajtohen sipas Kodit të Punës. - Vendi i punës: godina EuroElektra, Prush – Kombinat. - Ofrimi i mundësive për zhvillim profesional përmes konferencave dhe trajnimeve të avancuara. - Ambient pune dinamik dhe me perspektivë zhvillimi në karrierë. Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën e-mail: career@euroelektra.al ose të kontaktojnë në numrin e telefonit: +355672071043. Ju mirëpresim! Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-mekanik-at-euroelektra-sh-p-k-4353565191
Niveli: mid level

Publikuar 16/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme