Kthehu te lista
Punë

Inxhinier Ndertimi

AgiKons Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
**AGIKONS Sh.p.k.,** një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë, në kuadër të zvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në departamentit Teknik në pozicionin: Inxhinier/e Ndërtimi ne zbatim. Inxhinieri i Ndërtimit do të duhet të ofrojë suportin teknik gjatë të gjithë fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, për të ruajtur standardet dhe lehtesuar çertifikimin e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit. **Detyrat** Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes. Shqyrton dhe interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës. Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij. Kryen një numër të madh të detyrave inxhinierike në terren që përfshijnë monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren. Siguron që të gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje me standardet e cilësisë. Kryen testime dhe inspektime të herë pas hershme brënda procedurave të miratuara. Siguron që personeli i grupit të caktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me procedurat e sigurisë specifike të vendit dhe standardet e industrisë. Monitoron oraret e ndërtimit dhe ndihmon në vlerësimin e progresit. Mirëmban një regjistër të përditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit, si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projektit. Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj. Ofron zgjidhje për problemet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve. Raporton tek Kryeinxhinieri. **Kualifikimet** Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. Të ketë eksperiencë të mëparshme pune minimalisht 5 vite. Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, e si dhe të ketë njohuri të Paketës Office. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe manaxheriale. Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve. **Shenime** Paga konkurruese dhe mundësi rritje profesionale. - Ambient pune miqësor dhe mbështetës. Ju mirëpresim të bëheni pjesë e stafit tonë duke dërguar menjëherë aplikimin. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-ndertimi-at-agikons-4351659910
Niveli: mid level

Publikuar 08/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme