Kthehu te lista
Punë

INXHINIER NDËRTIMI në ZBATIM TË PROJEKTVE

Salillari LTD Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
Kompania “ **SALILLARI Sh.p.k”,** Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative. **“SALILLARI Sh.p.k”**  aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj.. Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin. **“SALILLARI Sh.p.k”** shpall pozicion të lirë pune  **INXHINIER NDËRTIMI në ZBATIM TË PROJEKTVE.** **PËRSHKRIMI I POZICIONIT TË PUNËS:** *Inxhinieri i Ndërtimit*  ka si detyrë funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve të ndërtimit në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut të miratuar deri ne fazen e dorëzimit të objektit. **DETYRAT KRYESORE** - Mban përgjegjësi për zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet. - Zbaton plan-organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek eprorët për diskutim apo miratim. - Shqyrton vlefshmërinë e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit sipas një liste të miratuar. - Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike të objektit që do të ndërtohet dhe ben vërejtjet përkatëse kur konstaton mangësi dhe parregullsi. - Merr pjesë në të gjitha matjet qe kryhen për volumet dhe mban proçes verbalet përkatëse. - Zbaton grafikun e punimeve në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratat e zbatimit të punimeve. - Plotëson cdo ditë ditarin e punimeve dhe Librin e kantjerit dhe ja paraqet eproreve kur i kërkohet. - Harton në mënyrë të vazhdueshme librezën e masave për punimet që kryhen. - Plotëson në vazhdimësi dokumentacionin tekniko-ligjor gjatë fazave të ndërtimit deri në përfundim të projektit. - Ndjek dhe mban përgjegjësi për normativat e harxhimit të materialeve që vendosen në vepër. - Kërkon që të gjitha materialet që vijnë në objekt të jenë të shoqëruara me çertifikata origjine dhe cilësie konform specifikimeve teknike. **KRITERET E KËRKUARA:** - Të ketë përfunduar Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, profili Transport/ Infrastukturë. - Të njohë gjuhën angleze në nivel të lartë (me çertifikatë). - Të njohë programet komputerike Microsoft Office, Autocad, Sap, Etap. - Të ketë mbi 10 vjet eksperiencë pune në këtë profil. **APLIKIMI:** **Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: hr@salillari.al, ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 69 408 30 30.** **\* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.** **\* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-nd%C3%ABrtimi-n%C3%AB-zbatim-t%C3%AB-projektve-at-salillari-ltd-4352300270
Niveli: mid level

Publikuar 09/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme