Kthehu te lista
Punë

Inxhinier Ndertimi ne Zyre (ED KONSTRUKSION SHPK)

DM Consulting Services Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Shoqeria "ED KONSTRUKSION SHPK" sh.p.k** nje nga Kompanite lider ne fushen e ndertimit kerkon:  **Inxhinier Ndertimi ne Zyre** **Detyrat** - Planifikon, organizon dhe zbaton fazat e punimeve në kantierin e ndërtimit në përputhje me projektin, kushteve teknike të zbatimit, specifikimeve teknike duke respektuar afatet kohore; - Përpilon dhe kontrollon të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si ditar objekti, proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj; - Përpilimi i të gjithë dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij; - Hartimi i situacioneve mujore për nënkontraktorët e projektit, si dhe situacionet mujore kundrejt Klientit/ Investitorit; - Kryen kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier dhe aprovon materialet që implementohen aty; - Organizon dhe Kordinon punën në kantier me stafin në varësi; - Evidenton nevojat për materiale dhe mire administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore; - Detyra të tjera të ngarkuara nga eprori. **Edukimi** : Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi. **Kualifikime te tjera:** Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike. - Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi. - Aftësi për të prezantuar neë mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkelqyer me gojë dhe me shkrim ,përgatitje raportesh etj. - Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës. - Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS- PROJECT (ose PRIMAVERA) etc.) - Aftësi të tjera: Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese. - **Kryqëzimi i Rrugës "Liman Kaba" me "Prokop Mima", Rezidenca "Olimpik", Shkalla nr. 2, Kati 4, Tiranë** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-ndertimi-ne-zyre-ed-konstruksion-shpk-at-dm-consulting-services-4395050049
Niveli: mid level

Publikuar 30/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme