Kthehu te lista
Punë

Inxhinier Ndërtimi Zyre

Ecommerce-Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**PROGEEN**  sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti. **Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.** **Pozicioni:** Inxhinier Ndërtimi Zyre **Vendndodhja:**  Tiranë **Përmbledhja e pozicionit:**  Inxhinier Ndërtimi Zyre është përgjegjës për menaxhimin, organizimin dhe shpërndarjen e të gjitha dokumenteve të projektit në mënyrë të saktë, të sigurt dhe në kohë. Roli përfshin sigurimin që të gjitha dokumentet të jenë në përputhje me standardet e kompanisë, kërkesat e klientit dhe rregulloret ligjore, si dhe mbajtjen e një sistemi efikas arkivimi dhe gjurmimi. **Detyrat dhe Përgjegjësitë:** - Regjistrimi, kontrolli dhe shpërndarja e dokumenteve hyrëse dhe dalëse të projektit (teknike, administrative, kontraktuale); - Ruajtja e rendit dhe përditësimit të të gjitha versioneve të dokumenteve për të shmangur gabime dhe mospërputhje; - Mirëmbajtja e një sistemi efikas arkivimi (fizik dhe elektronik) që lejon gjetjen e çdo dokumenti në kohë reale; - Sigurimi që dokumentet përputhen me formatet dhe standardet e përcaktuara nga kompania; - Koordinimi me departamentet e tjera për marrjen dhe shpërndarjen e informacionit të nevojshëm; - Përgatitja e raporteve periodike mbi statusin e dokumenteve dhe dorëzimet; - Ruajtja e konfidencialitetit dhe integritetit të dokumentacionit; - Trajnimi i stafit për përdorimin e procedurave dhe sistemeve të menaxhimit të dokumenteve. **Kualifikimet dhe Aftësi të tjera:** - Diplomë universitare (preferohet në inxhinieri ose fusha të ngjashme); - Eksperiencë mbi 3 vite në pozicionin e kërkuar ose në role të ngjashme; - Njohuri të mira të procedurave të menaxhimit të dokumenteve në fushën e ndërtimit; - Aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve; - Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe platformave për menaxhim dokumentesh; - Njohuri të mira të gjuhës angleze. **Përfitimet:** - Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht; - Përfshija në projekte sfiduese; - Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional; - Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-nd%C3%ABrtimi-zyre-at-ecommerce-albania-4356520540
Niveli: mid level

Publikuar 28/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme