Kthehu te lista
Punë

Inxhinier Ndertimi Zyre (RS CONSTRUCTION & ENGINEERING)

DM Consulting Services Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**RS CONSTRUCTION & ENGINEERING**  kërkon të punësojë një  **Inxhinier Zyre**  që do të mbështesë ekipin teknik në përgatitjen e dokumentacionit të projekteve, përpunimin e situacioneve, komunikimin me autoritetet dhe bashkëpunimin me zyrën e projektimit dhe kantierët. Ky është një pozicion kyç për menaxhimin efektiv të projektit dhe për garantimin e përputhshmërisë tekniko-administrative. **RS Construction & Engineering**  është një kompani e fokusuar kryesisht në zhvillimin, menaxhimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve private dhe publike në industrinë e ndërtimit. E orientuar nga vizioni i drejtuesve të saj me përvojë dhe menaxherëve të linjës, kompania synon të ofrojë mundësitë më të mira të punësimit **.** **Detyrat** - Përpunon projektin e zbatimit dhe prodhon detaje per kantierin. - Kontrollon vizatimet dhe projektet e ardhura si dhe bën sistemimin e tyre. - Kontrollon përputhshmërine e projektit me preventivet përkatës. - Detajon librezat e masave dhe situacion mujor. - Asistimi në hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve dhe raporteve të progresit. - Monitoron, ndjek dhe raporton tek drejtuesit ecurine e kontratave per nënkontraktorët. - Hartimi i relacioneve teknike, shkresave zyrtare dhe komunikimi me institucionet përkatëse - Organizimi i dokumentacionit për dorëzime, kolaudime dhe arkivim teknik - Inspekton në mënyre perdiodike ecurine e projekteve me qellim raportimin te drejtuesit. - Detyra të tjera qe i ngarkohen brënda profilit nga menaxheri. **Kualifikimet** - Të zotërojë diplomë Diplome në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit. - Të ketë përvojë pune minimalisht 5 vjet. - Njohuri të mira të AutoCAD, MS Office (veçanërisht Excel dhe Word), si dhe software të menaxhimit të projekteve. - Njohuri mbi procedurat ligjore dhe teknike të sektorit të ndërtimit. - Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese. - Të ketë njohuri shumë të mira në leximin e projekteve. - Preferohet të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze. - Aplikuesit me ekperience pune minimale por me aftesi te mira inxhinierike dhe energji per te punuar do te vlerësohen me përparësi. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-ndertimi-zyre-rs-construction-engineering-at-dm-consulting-services-4372471642
Niveli: mid level

Publikuar 18/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme