Kthehu te lista
Punë

Inxhinier Zbatimi ne Terren (S.AG)

AlbanianGarment Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Përmbledhja e Pozicionit:**  Inxhinieri i Kantierit zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë & shendetit në punë. **Te jete i gatshem te punoje ne Durres & Vlore.** **Detyrat** - Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit. - Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si ditar objekti, proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj. - Kontrollin e cilësisë dhe cështjet e sigurise në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe ligjeve nëfuqi. - Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier. - Sigurimin e zbatimit te punimeve në përputhje me politikën e menexhimit të cilësisë të kompanisë. - Marjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta. - Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipermarrjes. - Zbatimin me rigorozitet i rregullave teknike dhe kodit të veshjes. - Organizimin dhe Kordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektriçist, topograf) per punime në kantier. - Kordinimin e programit të punës midis kontraktoreve, aty ku puna e tyre nderthuret ne faza të caktuara. - Evidentimin e nevojave për materiale, dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëore. - Përgatitjen e raporte ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse. **Kualifikimet** **Edukimi:**  Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi. **Kualifikime te tjera:** - Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike. - Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi. - Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkelqyer me gojë dhe me shkrim ,përgatitje raportesh etj. - Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës. - Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (AUTOCAD, Paketën Office etj.) - Aftësi të tjera: Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikues Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-zbatimi-ne-terren-s-ag-at-albaniangarment-4328780746
Niveli: mid level

Publikuar 22/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme