Kthehu te lista
Punë

Inxhinier Zbatimi (Progeen Construction)

DM Consulting Services Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**PROGEEN**  sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti. **Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin.** **Pozicioni:** Inxhinier në Zbatim **Vendndodhja:** Durrës **Përmbledhja e Pozicionit:** Inxhinieri i Zbatimit është përgjegjës për planifikimin dhe organizimin e sheshit të ndërtimit në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike, grafikun e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit. Kryen kontrolle ditore përpara fillimit të punës dhe pas mbarimit të saj. Mban raport ditor të punës ndërtimore përpara Menaxherit të Projektit. Koordinon me teknikun e ndërtimit për porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proceseve ditore në respektim të grafikut të punimeve. **Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:** - Monitoron dhe kontrollon zbatimin e punimeve në kantier sipas projektit dhe dokumentacionit kontraktual; - Siguron që punimet të kryhen sipas standardeve të cilësisë, sigurisë dhe afateve të përcaktuara; - Koordinon aktivitetet ndërtimore ndërmjet nënkontraktorëve dhe ekipeve të ndryshme teknike; - Kontrollon përputhjen e punimeve të zbatimit me planet strukturore, MEP dhe arkitekturore; - Raporton për progresin e punimeve, problemet teknike dhe propozimet për përmirësim; - Ndjek zbatimin e procedurave të kontrollit të cilësisë (QA/QC) në të gjitha fazat e punës; - Identifikon mospërputhje ose devijime nga projekti dhe ngre RFI për sqarim teknik; - Siguron që materialet të përdoren në përputhje me specifikimet teknike dhe të reduktohen mbetjet; - Asiston në përgatitjen dhe verifikimin e As Built Drawings për punimet e përfunduara; - Mban dhe përditëson Ditarin e Kantierit duke regjistruar aktivitetet ditore, kushtet e punës, fuqinë punëtore, pajisjet, materialet dhe çdo incident apo vonesë; - Asiston në hartimin e planeve ditore/javore të punimeve dhe mbështet Menaxherin e Kantierit; - Bashkëpunon me inxhinierët e dizajnit, mbikëqyrësit dhe supervizorët për zgjidhjen e çështjeve teknike në terren. **Kualifikimet dhe Aftësitë:** - Të jetë diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi; - Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet; - Të ketë aftësi të mira, në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave, në komunikim, etj; - Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze; - Të jetë i njohur me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve; - Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proceset e ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale; - Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime; - Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë; - Të njohë programet bazë kompjuterike si Microsoft Office, Microsoft Project, AutoCad 2D&3D, etj. **Përfitimet:** - Një ambient mikëpritës dhe dinamik, në të cilin ka mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht; - Përfshija në projekte sfiduese; - Mbështetje për zhvillimin personal dhe profesional; - Pagë në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-zbatimi-progeen-construction-at-dm-consulting-services-4381700543
Niveli: mid level

Publikuar 09/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme