Kthehu te lista
Punë

INXHINIER/E NDËRTIMI NË ZYRËN TEKNIKE – OFICER/E PROJEKTI

Salillari LTD Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
Kompania “ **SALILLARI Sh.p.k”** , Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative. **“SALILLARI Sh.p.k”**  zhvillon aktivitetin në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj.. Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin. **“SALILLARI Sh.p.k”** shpall pozicion të lirë pune  **INXHINIER/E NDËRTIMI NË ZYRËN TEKNIKE – OFICER/E PROJEKTI.** **PËRMBLEDHJE E POZICIONIT:** Inxhinieri/Inxhinierja e Ndërtimit në Zyrën Teknike – Oficer/e Projekti, është përgjegjës/e për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e proçeseve teknike të një projekti ndërtimi, duke siguruar që të gjitha aktivitetet të jenë në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe rregulloret në fuqi. Ky rol përfshin bashkëpunimin e ngushtë me ekipin e projektimit, menaxhimin e dokumentacionit teknik dhe ndjekjen e ecurisë së punimeve. **DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:** - Administrimi i të gjithë dokumentacionit tekniko ligjor të objektit në ndërtim, në dosjen përkatëse; - Kontrolli i materialeve që do të përdoren në objekt (nga ana sasiore); - Përpunimi i projektit, hartimi i situacioneve, librezave të masave (vizatime, preventivë, BOQ, përshkrime teknike, etj.); - Përgatitja e raporteve teknike dhe përditësimi i dokumentacionit sipas nevojës dhe ecurisë së punimeve; - Të jetë pjesë e diskutimeve teknike brënda kompanisë dhe njëkohësisht me supervizorin dhe investitorin, arkitektët, inxhinierët dhe kontraktorët për të siguruar zbatimin korrekt të projektit; - Mbështetja në përgatitjen e ofertave dhe tenderëve, duke analizuar kostot dhe duke propozuar optimizime teknike; - Ndjekja e ecurisë së projektit dhe raportimi i progresit te menaxhmenti ose investitorët; - Identifikimi i problemeve teknike dhe propozimi i zgjidhjeve inxhinierike për optimizimin e procesit të ndërtimit; - Koordinimi me furnitorët dhe mbështetja në menaxhimin e materialeve të ndërtimit; **KRITERET E KËRKUARA:** - Të ketë përfunduar Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Diplomë Master; - Njohuri të avancuara në: Microsoft Office, AutoCAD, Revit, SAP2000, ETABS ose programe të tjera të inxhinierisë; - Mosha e preferuar deri 45 vjeç; - Të ketë mbi 10 vjet experiencë të mëparshme në zyrë teknike ose në menaxhimin e projekteve të ndërtimit; - Eksperiencë në përgatitjen e preventivave dhe analizën e kostove; - Aftësi të shkëlqyera organizative dhe analitike; - Njohuri mbi rregulloret teknike dhe legjislacionin e ndërtimit; - Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipin; - Të ketë njohuri, në nivel të larte, të gjuhës angleze; - Njohuri mbi software-t e menaxhimit të projekteve (MS Project, Primavera, etj.) është një avantazh; **APLIKIMI:** **Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail:** **hr@salillari.al** **, ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit:** **+355 68 20 55 689** **.** **\* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.** **\* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-e-nd%C3%ABrtimi-n%C3%AB-zyr%C3%ABn-teknike-%E2%80%93-oficer-e-projekti-at-salillari-ltd-4328022026
Niveli: mid level

Publikuar 17/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme