Kthehu te lista
Punë

Inxhinier/e Ndertimi

AgiKons Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
**AGIKONS Sh.p.k.** , një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë, në kuadër të zvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në departamentit Teknik në pozicionin:  **Inxhinier/e Ndërtimi ne zbatim** . Inxhinieri i Ndërtimit do të duhet të ofrojë suportin teknik gjatë të gjithë fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, për të ruajtur standardet dhe lehtesuar çertifikimin e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit. Detyrat; - Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes. - Shqyrton dhe interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës. - Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij. - Kryen një numër të madh të detyrave inxhinierike në terren që përfshijnë monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren. - Siguron që të gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje me standardet e cilësisë. - Kryen testime dhe inspektime të herë pas hershme brënda procedurave të miratuara. - Siguron që personeli i grupit të caktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me procedurat e sigurisë specifike të vendit dhe standardet e industrisë. - Monitoron oraret e ndërtimit dhe ndihmon në vlerësimin e progresit. - Mirëmban një regjistër të përditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit, si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projektit. - Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj. - Ofron zgjidhje për problemet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve. - Raporton tek Kryeinxhinieri. Kualifikimet; - Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. - Të ketë eksperiencë të mëparshme pune minimalisht 3 vite. - Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, e si dhe të ketë njohuri të Paketës Office. - Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe manaxheriale. - Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve. Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it:  **hr@agikons.com.** Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale". Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-e-ndertimi-at-agikons-4374251414
Niveli: mid level

Publikuar 23/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme