Kthehu te lista
Punë

Inxhinier/e Përpunues

Klar Sh.P.K Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
***KLAR shpk*** *është në kërkim të një Inxhinier/e Përpunues.* **Detyrat kryesore:** - Rishikon dhe përmirëson planet e projekteve strukturore për realizueshmëri dhe saktësi teknike. - Zbërthen projektin për të nxjerrë listën me materialet e nevojshme. - Përgatit vizatime të detajuara ndërtimi dhe dokumente përpunimi, në përputhje me standardet dhe rregulloret vendore. - Bashkëpunon me projektues, arkitektë dhe inxhinierë në terren për të siguruar një proces të qetë nga projektimi deri në zbatim. - Bashkëpunon me inxhinierët e kantiereve, nxjerr volumet metrike dhe përgatit librezat e masave për punimet e realizuara; - Ndihmon në përgatitjen e dokumentacionit teknik, përmbledhjeve të metrave (BOQ) dhe materialeve të tjera mbështetëse. - I siguron kantierit ndryshimet e projektit kur është e nevojshme. - Monitoron fazat kryesore të projektit dhe ofron mbështetje teknike të saktë dhe në kohë për ekipet në terren. - Siguron që të gjitha proceset të jenë në përputhje me standardet e sigurisë dhe inxhinierisë. **Kualifikimet:** - Diplomë Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi ose Inxhinieri Strukturore. - Të paktën 3 vite përvojë në përpunimin ose zbatimin e projekteve të ndërtimit. - Njohuri të avancuara në AutoCAD, Revit dhe/ose programe të tjera të projektimit strukturor. - Aftësi të mira analitike dhe në zgjidhjen e problemeve. - Aftësi për të punuar në një mjedis bashkëpunues dhe ndërdisiplinor. - Njohuri të mira të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar. **Të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmjet LinkedIn ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: burimenjerezore@klar.al .** *\*Te gjithë kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV-ve do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.\** *\*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.\** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-e-p%C3%ABrpunues-at-klar-sh-p-k-4350796127
Niveli: mid level

Publikuar 30/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme