Punë
IT Specialist
Fredi Electronics shpk
Tiranë, Shqipëri
Të tjera
Përshkrimi
**Përshkrimi i Kompanisë**
Fredi Electronics sh.p.k është kompani lider në Shqipëri në shpërndarjen dhe integrimin e zgjidhjeve elektronike, me eksperiencë që prej vitit 1991. Kompania ofron konsulencë, projektim, instalim, trajnim dhe mirëmbajtje për sisteme audio-vizuale, konferencash, LED display, siguri, kontroll aksesi, mbrojtje nga zjarri, IT, rrjete dhe automatizim ndërtesash. Me partnerë ndërkombëtarë të mirënjohur, Fredi Electronics ofron zgjidhje cilësore dhe të besueshme për klientë në sektorë të ndryshëm.
**Përshkrimi i Pozicionit**
**Pozicioni IT Specialist**
është me kohë të plotë dhe zhvillohet në zyrat tona në Tiranë. Detyrat përfshijnë konfigurimin, monitorimin dhe zgjidhjen e problemeve në sisteme konference, survejimi, audio dhe sisteme të tjera të lidhura me rrjetin. Gjithashtu, kandidati/ja do të ofrojë mbështetje teknike për ekipet e brendshme dhe, kur është e nevojshme, do të asistojë në projekte për klientë që lidhen me integrimin e sistemeve të përmendura më sipër.
**Kualifikimet**
- Kandidati/ja duhet të ketë njohuri të mira në IT, suport teknik dhe mirëmbajtje sistemesh.
- Kandidati/ja duhet të jetë i/e pajisur me leje drejtimi.
- Kandidati/ja duhet të jetë i/e pajisur me diplomën përkatëse.
- Duhet të ketë komunikim të mirë dhe qasje profesionale ndaj klientëve, kolegëve dhe partnerëve.
- Duhet të ketë aftësi organizative, kujdes ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.
- Certifikime si CompTIA Network+, CCNA ose të ngjashme përbëjnë avantazh.
- Eksperienca në pozicione të ngjashme përbën avantazh.
Puna remote: Po
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/it-specialist-at-fredi-electronics-shpk-4432325960
Kërkesat
Niveli: senior
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim