Kthehu te lista
Punë

Junior Procurement

Albgroup Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Pozicioni: Junior Procurement Po kërkojmë një **Junior Procurement** të motivuar dhe të organizuar, i/e cili/a do të mbështesë kompaninë në proceset e blerjeve, furnizimeve dhe administrimit të kontratave. Ky pozicion është ideal për kandidatë në fillim të karrierës që dëshirojnë të zhvillohen në fushën e prokurimeve dhe menaxhimit operacional. Detyrat dhe pergjegjesite: - Mbështet menaxhimin e kërkesave për blerje dhe furnizime të departamenteve të ndryshme. - Asiston në përgatitjen e ofertave për klientët dhe furnitorët. - Ndihmon në administrimin dhe arkivimin e kontratave. - Siguron ndjekjen e procedurave për firmosjen dhe formalizimin e dokumenteve. - Bashkëpunon me departamentin e financës për përgatitjen e faturave dhe ndjekjen e pagesave. - Regjistron dhe përditëson të dhënat e kontratave, furnizimeve dhe afateve në sistemin Navision. - Ndihmon në përgatitjen dhe verifikimin e dokumentacionit për procedurat e tenderimit. - Koordinon komunikimin me departamentet e tjera për organizimin e stafit, furnizimeve dhe dokumentacionit të nevojshëm. - Kryen detyra të tjera administrative dhe operative sipas nevojave të kompanisë. Kualifikimet e kerkuara: - Diplomë universitare ose në përfundim të studimeve në Ekonomi, Administrim Biznesi, Financë ose fusha të ngjashme. - Eksperienca e mëparshme në prokurime, blerje ose administratë përbën avantazh, por nuk është e detyrueshme. - Njohuri të mira të paketës MS Office (Word, Excel, Outlook). - Aftësi të mira organizative dhe komunikimi. - Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht. - Saktësi, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve. - Gatishmëri për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht. Cfare ofrojme ne: - Trajnim dhe mbështetje profesionale. - Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë. - Ambient pune profesional dhe bashkëpunues. - Kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi. Si te aplikosh? 📩 Email: **hr@albgroup.al** **📞 Tel: +355 67 401 0031** *Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/junior-procurement-at-albgroup-4420739035
Niveli: junior

Publikuar 04/06/2026 · Skadon 03/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme