Kthehu te lista
Punë

Junior Project Manager

Center for Sustainability and Innovation Albania - SUSALB Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Po kërkojmë të zgjerojmë ekipin në Shqipëri. Te **SUSALB** po angazhohemi në sektorin e elektromobilitetit për të zhvilluar teknologji të menaxhimit smart, me fokus edhe drejt zgjidhjeve inovative për tranzicionin energjetik. Në këtë rrugëtim kemi fituar edhe projektin tonë të parë **European Innovation Action** , **SOLAR MOVE (2025–2029)** , një hap i rëndësishëm në zhvillimin e aktiviteteve tona: https://solar-move.eu/ Për këtë arsye, po kërkojmë një profil që dëshiron të punojë në **projekte ambicioze europiane** , por edhe të kontribuojë aktivisht në **zhvillimin e biznesit në Shqipëri** . **Aftësitë dhe cilësitë që kërkojmë:** - Project Management - Data Science dhe përvojë programimi në Python - Aftësi të forta analitike dhe kapacitet për të punuar me të dhëna dhe statistikë të aplikuar - Stil pune i strukturuar dhe i besueshëm, me nivel të lartë përgjegjësie personale - Mendësi praktike dhe gatishmëri për t’i çuar detyrat deri në përfundim - Anglishte shumë e mirë, si në të shkruar ashtu edhe në komunikim verbal - Profil energjik dhe i pasionuar pas fushës së teknologjisë së zgjuar - Pikë shtesë nëse keni aftësi zhvillimi biznesi, organizative dhe komunikimi. Ky rol është i përshtatshëm për dikë që ka energji, iniciativë, dëshirë për të mësuar dhe ambicie për të qenë pjesë e projekteve me ndikim real në sektorin e energjisë dhe elektromobilitetit. Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar email me CV në "support@susalb.com" deri më **30/04/2026** . Ju lutem, bashkë me aplikimin, përfshini edhe **pagën e dëshiruar për këtë pozitë** . Më shumë mbi SUSALB: https://www.susalb.com/ Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/junior-project-manager-at-center-for-sustainability-and-innovation-albania-susalb-4403835109
Niveli: senior

Publikuar 18/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme