Kthehu te lista
Punë

Jurist

Timak Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**I. QËLLIMI I POZICIONIT** Juristi do të ofrojë mbështetje ligjore për veprimtarinë e Shoqërisë, duke siguruar përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi, mbështetje për strukturat drejtuese dhe menaxhimin korrekt të marrëdhënieve kontraktore, administrative dhe institucionale. **II. KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET** **Kualifikime të përgjithshme:** - Diplomë universitare **Master i Shkencave / Master Profesional në Drejtësi** . - Përvojë pune **minimumi 3 vite** në fushën juridike (preferohet eksperiencë në kompani private, institucione ose studio ligjore). - Njohuri shumë të mira të gjuhës **angleze** , me fokus në terminologjinë juridike. - Aftësi shumë të mira në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office). **Njohuri profesionale të kërkuara:** - Legjislacioni tregtar dhe shoqëritë tregtare (Ligji nr. 9901/2008); - E drejta kontraktore dhe administrative; - Njohuri mbi aktet nënligjore dhe rregulloret që lidhen me industrinë, investimet dhe sektorin e mbrojtjes (përbën avantazh); - Aftësi për analizë ligjore dhe hartim dokumentacioni. **III. PËRSHKRIMI I PUNËS / DETYRAT KRYESORE** Juristi do të ketë përgjegjësitë e mëposhtme: - Ofron këshillim ligjor për Administratorin dhe strukturat drejtuese të Shoqërisë; - Harton, rishikon dhe përditëson kontrata, marrëveshje, akte administrative dhe dokumentacion ligjor; - Siguron përputhshmërinë e veprimtarisë së Shoqërisë me legjislacionin në fuqi; - Asiston në përgatitjen e dokumentacionit për Asamblenë e Përgjithshme dhe Këshillin e Administrimit; - Ndjek marrëdhëniet me institucionet publike dhe autoritetet përkatëse; - Mbështet proceset e licencimit, autorizimeve dhe procedurave administrative; - Identifikon dhe menaxhon rreziqet ligjore, në bashkëpunim me strukturat e tjera; - Bashkëpunon me konsulentë dhe studio ligjore të jashtme, kur kërkohet; - Siguron arkivimin korrekt të dokumentacionit ligjor. **IV. AFTËSI PERSONALE** - Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi; - Saktësi, konfidencialitet dhe etikë profesionale; - Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip; - Aftësi për të menaxhuar disa çështje njëkohësisht dhe për të respektuar afatet. 📩 Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në: hr@timak.com Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/jurist-at-timak-4350690719
Niveli: mid level

Publikuar 29/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme