Kthehu te lista
Punë

Jurist

EuroElektra Sh.p.k Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
EuroElektra Sh.p.k është kompani lider që ofron një gamë të gjerë shërbimesh të avancuara në fushën e elektro-energjetikës, duke siguruar zgjidhje inovative dhe të besueshme për bizneset dhe individët që kërkojnë të përmirësojnë efikasitetin dhe performancën e sistemeve të tyre energjetike në Shqipëri dhe rajon. Në kuadër të zgjerimit të operacioneve, EuroElektra po zgjeron ekipin e saj dhe është në kërkim të profesionistëve të përkushtuar për t’ju bashkuar skuadrës tonë. Pozicioni Vakant: Jurist Kompania: EuroElektra shpk **Përgjegjësitë Kryesore:** Juristi do të jetë përgjegjës për ofrimin e këshillimit ligjor, hartimin dhe shqyrtimin e dokumentacionit ligjor, si dhe ndjekjen e çështjeve juridike të shoqërisë në përputhje me legjislacionin në fuqi. **Përshkrimi i detyrave:** - Harton, rishikon dhe negocion kontrata për projekte fotovoltaike, furnizim, shërbime, EPC dhe O&M. - Analizon rreziqet ligjore që lidhen me marrëveshjet dhe propozon zgjidhje për minimizimin e tyre. - Asiston në procedurat e tenderimit publik dhe privat, duke siguruar që dokumentacioni është në përputhje me kërkesat ligjore. - Ndjek marrëdhëniet kontraktuale me klientët, furnitorët dhe partnerët strategjikë të kompanisë. - Përgatit dhe dorëzon shkresa, njoftime ligjore, ankimime apo kërkesa pranë institucioneve publike. - Jep këshillim ligjor për çështje që lidhen me pronësinë, lejet ndërtimore, energjinë e rinovueshme dhe aspektet ligjore të projekteve. - Monitoron ndryshimet në legjislacion dhe përditëson politikën ligjore të kompanisë. - Mbështet ekipin e menaxhimit të projekteve gjatë verifikimeve kontraktuale, auditeve apo çështjeve të kontestimit. - Mban korrespondencë zyrtare me institucionet shtetërore dhe autoritetet rregullatore. **Kualifikimet e nevojshme:** - Të jetë diplomuar në degën Juridik. - Të paktën 5 vite përvojë në pozicione të ngjashme. - Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane– niveli profesional. - Aftësi analitike, komunikimi dhe negocimi të zhvilluara. - Integritet i lartë profesional dhe qasje bashkëpunuese me ekipin. **Kushtet e Punës:** - Ditët e punës: E hënë – E premte, ora 08:00 – 17:00 duke përfshirë dhe orarin e pushimit. - Lejet vjetore (22 ditë) dhe pushimet zyrtare trajtohen sipas Kodit të Punës. - Vendi i punës: godina EuroElektra, Prush – Kombinat. - Ofrimi i mundësive për zhvillim profesional përmes konferencave dhe trajnimeve të avancuara. - Ambient pune dinamik dhe me perspektivë zhvillimi në karrierë. Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën e-mail: career@euroelektra.al ose të kontaktojnë në numrin e telefonit: +355672071043. Ju mirëpresim! 🙌 Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/jurist-at-euroelektra-sh-p-k-4355757400
Niveli: mid level

Publikuar 26/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme