Kthehu te lista
Punë

Juriste

Kalaja Talent Consulting Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Burime Njerëzore
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje **Juriste** per nje nga bashkepuntoret tane ne industrine **Hoteleri dhe Turizem.** **Përmbledhje e rolit** Juristi në industrinë hospitality është përgjegjës për menaxhimin e çështjeve ligjore që lidhen me operacionet e përditshme të kompanisë, duke siguruar përputhshmëri me legjislacionin në fuqi, minimizim të riskut ligjor dhe mbështetje strategjike për menaxhmentin. **Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore** \* Harton, rishikon dhe negocion kontrata me furnitorë, partnerë, klientë dhe staf (kontrata shërbimi, qiraje, furnizimi, eventesh, etj.) \* Siguron përputhshmërinë me legjislacionin shqiptar (tregtar, punës, tatimor, licencime, siguri ushqimore, etj.) \* Menaxhon proceset e licencimit dhe marrëdhëniet me institucionet shtetërore \* Jep këshillim ligjor për çështje operative ditore (punësime, pushime nga puna, konflikte me klientë, etj.) \* Mbështet HR për çështje të ligjit të punës dhe procedura disiplinore \* Trajton dhe ndjek çështje gjyqësore ose administrative nëse lindin \* Monitoron ndryshimet ligjore që ndikojnë industrinë hospitality dhe informon menaxhmentin \* Merr pjesë në hartimin e politikave të brendshme dhe procedurave të kompanisë \* Menaxhon riskun ligjor në kontrata dhe operacione (sidomos në evente, rezervime, anulime) **Kualifikimet dhe kërkesat** \* Diplomë në Drejtësi \* Licencë për ushtrimin e profesionit (e preferueshme) \* Minimumi 2-5 vite eksperiencë (avantazh eksperienca në hospitality, retail ose kompani shërbimesh) \* Njohuri shumë të mira të legjislacionit të punës dhe tregtar \* Aftësi shumë të mira negocimi dhe komunikimi \* Nivel i mirë i anglishtes (i detyrueshëm për kontrata dhe partnerë ndërkombëtarë) \* Aftësi për të punuar në ambiente dinamike dhe me volum të lartë pune **Aplikimi:** Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresen e emailit **aviola.isufi@ktc.al** ose ne numrin **0694093986.** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/juriste-at-kalaja-talent-consulting-4400838552
Niveli: mid level

Publikuar 17/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme