Kthehu te lista
Punë

Juriste (DATON Construction)

DM Consulting Services Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Kompania Daton Construction**  kërkon të punesojë një:  **Jurist/e** Detyrat - Hartimi i kontratave të ndryshme sipas nevojave të shoqërisë (Kontrate pune, Sipërmarrje,Shitblerje, Huaje, Huapërdorje, Qiraje, Porosie, Leasing, Franchising, Bashkëpunimi etj). - Përgatitja e dokumentacionit ligjor të shoqërisë lidhur me organizimin e brendshëm të shoqërisë (Urdhëra, Vendime, Kërkesa, Njoftime, Rregullore etj). - Ndjekja e procedurës së rekrutimit të punonjësve duke filluar nga publikimi i vendeve te punës në portale të ndryshme, kryerja e intervistave me kandidatët, kryerja e procesit te punesimit dhe largimit nga puna të punonjësve sipas kerkesave që kërkon legjislacioni në fuqi. - Ndjekja e procedurave të ndryshme pranë Institucione Shtetërore duke hartuar dhe plotësuar dokumentacionin e kërkuar për përfaqësimin e shoqërisë dhe zgjidhjen e problematikave. - Përgatit dhe depoziton në QKB të gjitha aktet tregtare për çështjet tregtare të shoqërisë. - Kryen dhe ndjek të gjitha procedurat e nevojshme për perfitimin e lejeve dhe licencave në kuader të veprimtarisë së shoqërisë. - Përgatitja e dokumentacionit juridik për përfaqësim në Institucione Publike apo Private si dhe drejtuar palëve të treta. - Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative dhe ndjek procedurat ligjore,ankimimet, prapsimet, korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë. - Evidentimi i ndryshimeve në ligjet e biznesit dhe informimi i departamenteve dhe punonjësve të tjerë të interesuar, në lidhje me këto ndryshime. - Përgatitje të prokurave dhe autorizimeve të ndryshme. - Mbajtja e kontakteve me Klientët, Insitucione Shtetërore dhe Private. - Çdo detyrë tjeter që i përshtatet pozicionit të punës. Kualifikimet - Të kete perfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë. - **Të ketë eksperiencë pune minimalisht 3 vite ne nje kompani ndertimi.** - **Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (e detyrueshme).** - **Të kete njohuri mbi programet kompjuterike të paketës office.** - **Të ketë aftësi të mira në komunikim dhe të jetë bashkëpunues/e në grup.** - **Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës dhe të jetë i/e vëmendshëm ndaj detajeve.** - **Të jetë e motivuar dhe e përgjegjëshme gjatë orarit të punës.** - **Të mbrojë të drejtën intelektuale të kompanise dhe të gjithë informacionin që do t'i jepet nga Kompania.** - **Mosha e preferuar mbi 25 vjeç.** **Ofrohen** : - Kushte të mira pune - Pagë e kenaqshme Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/juriste-daton-construction-at-dm-consulting-services-4328000641
Niveli: mid level

Publikuar 16/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme