Kthehu te lista
Punë

Jurist/e - (Kontrate me afat)

HR - IMS (InfoSoft Management Services) Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Infosoft Management Services shpk, kerkon te punesoje:** **Jurist/e - (Kontrate me afat)** **Detyra dhe përgjegjësi:** • Ndjekja e zbatueshmërisë së legjislacionit në fushën e Shoqërive Tregtare, procedurave pranë QKB-së, legjislacionit për pronarët përfitues dhe legjislacionit për inspektimin, si dhe zgjidhja e problemeve konkrete në këto fusha. • Hartimi dhe negocimi i kontratave të ndryshme (shitjeje, qiraje etj.). • Evidentimi i ndryshimeve në ligjet e biznesit dhe informimi i departamenteve dhe punonjësve të tjerë të interesuar, në lidhje me këto ndryshime. • Përgatitje të prokurave dhe autorizimeve të ndryshme. • Hartim të shkresave me karakter administrativ, drejtuar institucioneve të ndryshme. • Përgatitja e vendimeve të asamblesë të kompanive të grupit. **Kërkesa për kandidatët:** • Diplomë universitare e nivelit të dytë, Fakulteti i Drejtësisë. • Minimalisht 3 vjet eksperiencë pune si jurist/e. • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze. • Njohuri shumë të mira të Ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për Shoqëritë Tregtare”. • Njohuri të mira të Ligjit nr. 9723/2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, përfshirë procedurat e regjistrimit fillestar dhe pasues, ndryshimet statutore, si dhe çështjet që lidhen me ortakët dhe administratorët. • Njohuri të mira të Ligjit nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”. • Njohuri shumë të mira të Kodit Civil. • Njohuri të mira të Kodit të Procedurës Civile. • Njohuri të mira të Kodit të Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë. • Njohuri të mira të legjislacionit për inspektimin në Republikën e Shqipërisë. • Njohuri të mira të Kodit të Punës dhe të legjislacionit për sigurinë dhe shëndetin në punë. • Aftësi shumë të mira analitike dhe për zgjidhjen e problematikave juridike. • Aftësi shumë të mira organizative dhe aftësi për punë në grup. **Çfarë ofrojmë?** - Paga: 70,000 - 100,000 lekë neto në varësi të eksperiencës - Ambient profesional, inovativ dhe i orientuar drejt zhvillimit të vazhdueshëm - Mundësi trajnimesh - Vlerësime të rregullta performance dhe rishikime page - Sigurim shëndetësor privat - Zyra moderne në qendër të Tiranës Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-në dhe dokumente të tjera që provojnë kualifikimet tuaja tek:  **humanresources@infosoftgroup.com.al** Të dhënat që do të paraqitni nëpermjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/jurist-e-kontrate-me-afat-at-hr-ims-infosoft-management-services-4389189988
Niveli: mid level

Publikuar 25/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme