Kthehu te lista
Punë

Jurist/e Projektesh

AgiKons Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
**Agikons sh.p.k**  është kompani ndërtimi prej 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës. Ne kuader te zhvillimit te saj Agikons po kerkon te punesoje **Jurist/e Projektesh.** **Detyrat;** - Harton kontrata dhe marrëveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët etj. - Ndjek proçeset e ndryshme të administrimit si psh. proçesin për leje ndërtimi, leje shfrytëzimi, hipotekimin e pallateve & rezidencave, verifikimin hipotekor të pronave dhe procedurat e tjera të nevojshme për ndërtimin e një objekti. - Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative dhe ndjek procedurat ligjore, ankimimet, prapsimet, korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë. - Përfaqëson shoqëritë e grupit për çështje të ndryshme gjyqësore, që nga përpilimi i padive, ankimimeve, ndjekjen e negociatave etj. Kualifikimet; - Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi. - Të ketë eksperiencë pune si Jurist/e ne kompani ndertimi. - Te kete eksperience në çeshtjet gjyqesore. - Të zotrojë shumë mire ''Paketën Office''. - Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara. - Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe pune në grup. - Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe te sistemin online E–Albania. Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit:  **hr@agikons.com** Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale". Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/jurist-e-projektesh-at-agikons-4354111958
Niveli: mid level

Publikuar 20/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme