Kthehu te lista
Punë

JURIST/E

Albanian Highway Concession shpk Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Kompania  **"ALBANIAN HIGHWAY CONCESSION shpk"**  kërkon të punësojë  **JURIST/E** **PËRMBLEDHJE E POZICIONIT:** **Juristi është përgjegjës për ofrimin e këshillave ligjore, hartimin dhe verifikimin e dokumenteve juridike, përfaqësimin e kompanisë në procese administrative dhe gjyqësore, si dhe sigurimin që aktivitetet e organizatës të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi** **DETYRAT KRYESORE:** - Përfaqësimin e shoqërisë pranë institucioneve administrative dhe ndjekja e proçedurave ligjore, ankimimeve dhe korrespondencës zyrtare me autoritetet shtetërore, për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë. - Harton kontrata dhe marreveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët dhe punonjësit e saj. - Menaxhon dhe ndjek proçedurat e prokurimit për kompaninë. - Përfaqëson shoqërinë në çështje të ndryshme gjygjësore. - Harton çdo akt tjetër të nevojshëm që i kërkohet nga shoqëria. - Arkivon dhe protokollon të gjithë dokumentacionin ligjor. **KRITERET KRYESORE:** - Të ketë përfunduar arsimin e lartë, në Drejtësi. - Të njohë shumë mirë legjislacionin Shqiptar e veçanërisht të Drejtës Civile të Proçedurës Civile, Tregtare, Administrative dhe të Kodit të Punës. - Të ketëTitull Avokati. - Të ketë 10 vite përvojë pune të mëparshme si Jurist ose Avokat. - Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office. - Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane (me çertifikatë). - Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese. **APLIKIMI:** **Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail:** ***hr@ahc.al*** **, ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 69 408 30 30.** ***\* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.*** ***\* Kompania “AHC shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.*** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/jurist-e-at-albanian-highway-concession-shpk-4369339643
Niveli: mid level

Publikuar 06/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme