Kthehu te lista
Punë

Kërkohet Menaxher/e në Departamentin e Sigurisë Fizike, Logjistikës dhe Mirëmbajtjes, Divizioni i Shërbimeve Mbështetëse.

IdentiTek Sh.a Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë. Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet  **Menaxher/e në Departamentin e Sigurisë Fizike, Logjistikës dhe Mirëmbajtjes, Divizioni i Shërbimeve Mbështetëse.** **KËRKESA** - Të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferohet Inxhinieri Elektronike-Elektike; - Të ketë eksperiencë punë mbi 3 (tre) vjet në punë ngjashme; - Të ketë njohuri shume te mira për programet bazë të kompjuterit, Microsoft Office, - Të ketë përvojë në zbatimin e politikave, procedurave dhe protokolleve të sigurisë; - Aftësi në përdorimin e sistemeve të sigurisë si: Sistemi i Monitorimit (BMS), Sistemi i Kamerave (CCTV), Sistemi i kontrollit të hyrjes; - Aftësi të forta organizative, aftësia për të qenë fleksibël dhe për të punuar mirë nën presion në një mjedis ekipor me ritme të shpejta; - Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese. **PËRGJEGJËSI** 1. Të raportojë menjëherë çdo incident që lidhet me Standardet e sigurise tek Drejtori/ja i Divizionit të Shërbimeve Mbështetëse 2. Të njohë dhe të zbatojë të gjitha kërkesat lidhur me Sigurinë si dhe praktikat e vendosura për aktivitete të veçanta të punës; 3. Të raportojë në çdo situatë që nuk është në përputhje me Standardet dhe praktikat e vendosura; 4. Të përdorë mjetet dhe pajisjet për qëllimin që ato janë krijuar dhe të ketë trajnimin e duhur si dhe autorizimin për të përdorur mjetet dhe pajisjet; 5. Zhvillon politikat dhe procedurat e sigurisë me qëllim ruajtjen e standardeve të sigurisë si në aspekt të personelit, ashtu dhe për asetet e luajtshme dhe të paluajtshme të shoqërisë; 6. Në bashkëpunim me eprorin direkt përcakton prioritetet e departamentit dhe ndjek zbatimin e tyre; 7. Administron matricen e aksesit të punonjësve dhe aksesit te kontraktorëve në zyrën qëndrore të shoqërisë në funksion te kufizimeve të miratuara; 8. Bashkëpunon me departamentin mbi hartimin e listeprezencës në punë, mbi planifikimin e lejeve vjetore dhe planifikimin ose miratimin e orëve jashtë orarit për punonjësit e departamentit; 9. Bashkëunon me punonjësit e departamentit mbi hartimin e nevojave dhe specifikimeve teknike për mallra, punë ose shërbime të ndryshme; 10. Në bashkëpunim më Sektorin e Sistemeve dhe Infrastrukturës se IT-së organizon procesin e dërgimit të “ *back-up tape* ” në vendndodhjen e percaktuar; 11. Bashkëpunon brenda dhe jasht departamentit lidhur më hartimin dhe përmirësimin e procedurave të ndryshme të punës; 12. Planifikon dhe harton nevojat e departamentit në funksion të miratimit të buxhetit të shoqërisë; 13. Organizon takime, trajnime me punonjësit e shoqërisë me qëllim ndërgjegjësimin e tyre lidhur me zbatimin e rregullave të sigurisë; 14. Verifikon periodikisht zbatimin e planeve të masave emergjente dhe raporton mbi gjetjet përkatese; 15. Rekomandon ndryshime ose përmirësime në sistemin e regjistrimit të softuerëve për aktivitetet e rojeve të sigurisë; 16. Në bashkëpunim me eproret direkt harton politikat, protokollet dhe procedurat e sigurisë; 17. Planifikon dhe koordinon veprimtarinë e sigurisë për lidhur me aktivitete specifike; 18. Zbaton ndryshimet në sistemet e sigurisë bazuar në procedurat përkatëse; 19. Gjatë kryerjes së detyrës zbaton politikat e brendshme të shoqërisë të përcaktuara në akte të ndryshme të miratuara; Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës, elektronikisht në email-in: hr@identitek.al ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri. Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 16.01.2026. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/k%C3%ABrkohet-menaxher-e-n%C3%AB-departamentin-e-siguris%C3%AB-fizike-logjistik%C3%ABs-dhe-mir%C3%ABmbajtjes-divizioni-i-sh%C3%ABrbimeve-mb%C3%ABshtet%C3%ABse-at-identitek-sh-a-4351635267
Niveli: mid level

Publikuar 07/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme