Kthehu te lista
Punë

KërkohetTeknik i Lartë Regjistrimi në Bashkinë Sarandë

IdentiTek Sh.a Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë. Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet **1 (një)** **Teknik i Lartë Regjistrimi në Bashkinë Sarandë.** **KËRKESA** 1.     Të ketë përfunduar arsimin e lartë; 2.     Të ketë eksperiencë punë mbi 1 (një) vit; 3.     Të ketë njohuri për programet bazë të kompjuterit; 4.     Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese në grup. **PËRGJEGJËSI** 1.     Kryen regjistrimin/shpërndarjen për letërnjoftim elektronik për të gjithë shtetasit sipas procedurave të miratuara; 2.     Kryen shpërndarjen për dokumenta biometrike në Drejtoritë Vendore të Policisë së Shtetit sipas procedurave të miratuara; 3.     Ndjek dhe zbaton të gjitha procedurat e brendshme të regjistrimit dhe raporton çdo problem në kohë; 4.     Menaxhon, mirëmban Zyrën e Aplikimit/Shpërndarjes, materialet dhe pajisjet e zyrës etj; 5.     Organizon dhe vendos në dosje dokumentat përkatese të ndara në baza mujore; 6.  Është përgjegjës për sigurinë fizike të dokumentave biometrike në Zyrat e Shpërndarjes sipas procedurave të miratuara; 7.     Shpërndan informacionin në kohë me kolegët e zyrës për raste të proceseve të regjistimit; 8.     Përgatit raporte ditore, javore, mujore duke i percjell në Departamentin e Regjistrimit; 9.     Krijon një ambjent mikpritës për të gjithë personat dhe u shërben atyre me mirësjellje; Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: hr@identitek.al ose shkresërisht në adresën: “Idenditek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri. Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 26.12.2025. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/k%C3%ABrkohetteknik-i-lart%C3%AB-regjistrimi-n%C3%AB-bashkin%C3%AB-sarand%C3%AB-at-identitek-sh-a-4350076095
Niveli: mid level

Publikuar 19/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme