Kthehu te lista
Punë

Key Account Manager

AVANTGARD SH.P.K Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Avantgard Sh.p.k kërkon të punësojë një Key Account Manager profesionist dhe të motivuar për menaxhimin e portofolit të produkteve ushqimore. Ky pozicion kërkon një specialist me përvojë që do të jetë përgjegjës për zhvillimin e shitjeve, menaxhimin e klientëve kryesorë dhe zbatimin e strategjisë së kompanisë në zonën e caktuar. **PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT** **Menaxhimi i Shitjeve:** - Arritja e objektivave cilësore dhe sasiore të shitjeve për zonën e caktuar - Zbatimi i strategjisë së kompanisë për çdo kanal dhe segment shitjeje - Raportim i rregullt tek Menaxheri Rajonal dhe zyra e shitjeve **Menaxhimi i Klientëve:** - Regjistrimi dhe përditësimi i bazës së të dhënave për të gjitha pikat e shitjes - Kryerja e vizitave të strukturuara sipas Rutinës Ditore të përcaktuar nga kompania - Negociata për vendosjen optimale të produkteve dhe aseteve të kompanisë **Merchandising dhe Asetet:** - Menaxhimi, mirëmbajtja dhe pastrimi i të gjitha aseteve të kompanisë në zonën e caktuar - Merchandising profesional sipas kanalit dhe segmentit të çdo pike shitjeje - Studim i sjelljes konsumatore për vendosje strategjike të produkteve **Njohja e Produkteve dhe Tregut:** - Prezantim i plotë i portofolit të produkteve Avantgard në të gjitha pikat e shitjes - Njohje e thellë e produkteve, benefiteve dhe targetit konsumator për çdo produkt - Njohje e produkteve të konkurrentëve dhe identifikimi i diferencave konkurruese - Monitorim dhe raportim në kohë i aktiviteteve të konkurrentëve **Përfaqësimi i Kompanisë:** - Respektim i Kodit të Etikës në çdo situatë - Përcjellja e imazhit të kompanisë në nivelin më të lartë profesional **KUALIFIKIMET E KËRKUARA** **Të Detyrueshme:** - Eksperiencë profesionale minimumi 5 vjet në pozicione Key Account Manager ose të ngjashme - Leje drejtimi automjeti kategoria B - Aftësi të shkëlqyera në shitje dhe negociata - Ekspertizë në ekselencën operative dhe aktivizimin e pikave të shitjes - Aftësi komunikimi dhe organizimi të shkëlqyera **Përparësi:** - Njohje e gjuhës angleze **Oferta:** - Pagë konkurruese në treg, bazuar në kualifikimet dhe përvojën profesionale të kandidatit **Aplikimi** Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në e tyre **me fotografi** në adresën: **shpkavantgard@gmail.com** **ose +355 69 406 7555** **Vërejtje:** CV-të pa fotografi do të skualifikohen automatikisht. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/key-account-manager-at-avantgard-sh-p-k-4352744750
Niveli: senior

Publikuar 13/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme