Kthehu te lista
Punë

Konsulent Udhëtimi – Shërbim Klienti në Turizëm

Globus Travel Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Konsulent Udhëtimi – Shërbim Klienti në Turizëm 📍 Globus Travel | Tiranë Globus Travel po zgjerohet dhe kërkon të shtojë në ekip një Konsulent Udhëtimi – Shërbim Klienti në Turizëm, me energji pozitive, komunikim të shkëlqyer dhe pasion për udhëtimet. Ky rol fokusohet në shitjen e paketave turistike dhe ofrimin e shërbimit cilësor ndaj klientëve gjatë gjithë procesit të udhëtimit. 🔹 Detyrat kryesore • Këshillimi i klientëve për destinacionet, paketat dhe opsionet më të përshtatshme sipas buxhetit dhe preferencave të tyre. • Prezantimi dhe shitja e paketave turistike. • Përgatitja e ofertave turistike, paketave dhe itinerareve të personalizuara. • Rezervime hoteli, fluturimesh, transferta dhe aktivitetesh përmes sistemeve të kompanisë. • Komunikim i vazhdueshëm me klientët, nga momenti i kërkesës deri në përfundim të udhëtimit. • Mbështetje pas-shitjes dhe trajtim profesional i kërkesave/ankesave. • Menaxhimi i dokumentacionit të udhëtimit, pagesave dhe faturimit për çdo rezervim. • Upselling & cross-selling për të rritur shitjet dhe për të ofruar përfitime shtesë për klientët. • Raportim ditor/javor për rezervimet, shitjet dhe situatat operative tek menaxheri i departamentit. 🔹 Kualifikimet • Preferohet eksperiencë në agjenci udhëtimi dhe turizëm. • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi. • Orientim drejt shitjeve dhe rezultateve. • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze; gjuhë të tjera përbëjnë avantazh. • Organizim, korrektësi dhe aftësi për të punuar në ekip. 🔹 Çfarë ofron Globus Travel • Ambient profesional, miqësor dhe i strukturuar • Trajnime të vazhdueshme për produktet dhe destinacionet • Mundësi rritjeje në karrierë brenda kompanisë • Paketë financiare konkurruese 💼 Nëse je i/e apasionuar pas udhëtimeve dhe shërbimit cilësor ndaj klientit, aplikoni tani! 📩 Dërgo CV në: hr@globustravel.al Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/konsulent-udh%C3%ABtimi-%E2%80%93-sh%C3%ABrbim-klienti-n%C3%AB-turiz%C3%ABm-at-globus-travel-4356903531
Niveli: mid level

Publikuar 31/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme