Punë
Konsulente Imobiliar
TOKTON
Tiranë, Shqipëri
Të tjera
Përshkrimi
Konsulente i Pasurive të Paluajtshme – Bashkohu me ne n'TOKTON! 🫀
n'TOKTON po kërkojmë bashkëpunëtorë që janë të gatshëm të kontribuojnë dhe të rriten bashkë me ne në një treg gjithnjë e më të zhvilluar. Nëse jeni të angazhuar dhe të motivuar kjo mund të jetë mundësia që po kërkoni.
🫀 Pa eksperiencë? Nuk ka problem. Ne të kemi mjetet që të duhen!
🫀 Me eksperiencë? Eja të rritemi së bashku!
🫀 Dëshiron më shumë? n'TOKTON, nuk ka kufij veç objektivave të tu.
Çfarë ofrojmë për bashkëpunëtorët tanë?
1. Rrjet klientësh: Një databazë që është ndërtuar dhe mirëmbajtur për vite, për t’ju ndihmuar të zhvilloni marrëdhënie profesionale.
2. Trajnime të vazhdueshme: Pjesë e trajnimeve që mund të përmirësojnë aftësitë tuaja dhe t’ju ndihmojnë të bëheni më të aftë si konsulent imobiliar.
3. Ekip i bashkëpunues: Puna në një ambient që e vlerëson punën e ekipit dhe ndihmon për të arritur rezultate të qëndrueshme.
4. Ambiente pune pozitive: Ne besojmë në krijimin e një atmosfere që nxit bashkëpunimin dhe zhvillimin personal.
Detyrat dhe përgjegjësitë tuaja:
🔹 Ofrimi i shërbimit ndaj klientëve: Sigurohuni që klientët të marrin informacion dhe mbështetje të plotë gjatë gjithë procesit.
🔹 Ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata: Të krijoni besim dhe të zhvilloni lidhje të qëndrueshme me klientët dhe partnerët.
🔹 Përdorimi i strategjive të marketingut: Aktivitetet për të arritur dhe tërhequr klientë të rinj.
🔹 Menaxhimi i marrëdhënieve me shitësit dhe blerësit: Bashkëpunoni me ata për të gjetur mundësi dhe për të përfunduar transaksione të suksesshme.
Kualifikimet e kërkuara:
✅ Aftësi për komunikim dhe bashkëpunim me të tjerët.
✅ Njohuri të teknologjisë dhe aftësi për të përdorur platformat online.
✅ Ambicie dhe motivim për të përmbushur objektivat profesionale.
✅ Etikë pune dhe gatishmëri për të mësuar.
Për të aplikuar, dërgo CV-në në:
📧 hr@tokton.com
📞 +355 68 505 0500
Nëse kërkon mundësi për të punuar në një ambient ku mund të zhvillohesh dhe të kontribuosh, jemi këtu për të diskutuar mundësitë.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/konsulente-imobiliar-at-tokton-4351739179
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim