Kthehu te lista
Punë

Kordinator per Rajonin

BM GROUP Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
"B.M" Group është një kompani distribucioni e konsoliduar në treg, e cila ofron produkte cilësore kryesisht nga vendet e Bashkimit Europian. Kompania ka organizuar rrjetin e saj të distribucionit në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe ka zgjeruar aktivitetin në rajon dhe më gjerë, duke bashkëpunuar me partnerë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Greqi, Slloveni, Angli dhe SHBA. Për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë, jemi në kërkim të një profesionisti të motivuar për pozicionin: Kordinator per Rajonin Roli dhe pergjegjesite • Harton dhe ndjek zbatimin e planit strategjik vjetor ne bashkepunim me administratoret e shteteve respektive. • Analizon performancen e biznesit, planifikon porosite dhe koordinon procesin e furnizimit ne bashkepunim me logjistiken dhe administratoret lokal. • Monitoron shitjet, stokun, arketimet, detyrimet ndaj furnitoreve dhe perfitueshmerine e kompanive ne rajon. • Koordinon pagesat nderkombetare, transferimet e fondeve dhe proceset e zhdoganimit sipas nevojave te biznesit. • Pergatit dhe raporton periodikisht te dhenat e shitjeve, treguesit financiare dhe ecurine e kompanive tek drejtimi dhe partneret nderkombetare. • Kryen kontrolle dhe inventare periodike ne kompanite e rajonit per te siguruar saktesine e proceseve operative. • Ofron mbeshtetje analitike dhe operative per administratoret lokal dhe ndjek zgjidhjen e problematikave te perditshme te biznesit. • Merr pjese ne takime periodike me partneret dhe perfaqesuesit nderkombetare per analizimin e performances dhe percaktimin e veprimeve te metejshme Aftesite dhe kualifikimet • Diplome universitare ne Ekonomi, Finance, Administrim Biznesi ose fusha te ngjashme. • Minimumi 3-5 vite eksperience ne pozicione menaxheriale, preferohet ne sektorin e distribucionit ose tregtise. • Eksperience ne menaxhimin e operacioneve, shitjeve, planifikimit dhe proceseve financiare. • Njohuri te mira te analizave financiare, raportimit dhe menaxhimit te buxheteve. • Njohuri mbi proceset e logjistikes, furnizimit dhe menaxhimit te stokut. • Aftesi te avancuara ne perdorimin e Microsoft Office, vecanerisht Excel. • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze, si me shkrim ashtu edhe ne komunikim verbal. • Njohuri te proceseve logjistike, import-eksport dhe menaxhimit te stokut. Shenime: Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: burimenjerezore@bm-shpk.com Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/kordinator-per-rajonin-at-bm-group-4432938575
Niveli: mid level

Publikuar 26/06/2026 · Skadon 25/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme