Kthehu te lista
Punë

KRITERET E PUNËSIMIT PËR PERSONEL AKADEMIK, ME KOHË TË PLOTË, NË LËNDËN HISTOLOGJI – EMBRIOLOGJI, NË DEPARTAMENTIN E MORFOLOGJISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UMT

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ *Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, Personel Akademik, në lëndën Histologji – Embriologji, në Departamentin e Morfologjisë, në Fakultetin e Mjekësisë. **Kriteret** **Kritere Të Përgjithshme** Kandidatët për personel akademik, me kohë të plotë, në lëndën Histologji – Embriologji, në Departamentin e Morfologjisë, në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë këto kritere: - Të jetë diplomuar në programin e interguar të ciklit të dytë të studimit “Master I Shkencave në Mjekësinë e Përgjithshme”, studime univeristare brenda ose jashte vendit. - Të zotëroj me dëshmi të paktën një nga pesë gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht) - Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar - Të mos ketë masë disiplinore në fuqi - Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata; **Kritere Specifike** - Të ketë përfunduar studimet në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master I Shkencave në Mjekësinë e Përgjithshme” me notë mesatare të ponderuar 9.5 e lartë. - Të kenë në lëndën Histologji – Embriologji notën 9 (nëntë) e lart (notën mesatare aritmetike 9 e lart, kur lënda është zhvilluar në dy provime) dhe notën mesatare aritmetike të dy provimeve të Lëndës Anatomi Normale 9 (nëntë) e lart. - Të ketë nivel të njohjes së gjuhës së huaj së paku B2. - Të ketë liçencën e ushtrimit individual të profesionit të lëshuar nga Urdhri i Mjekëvë. **Kritere Preferenciale** - Preferohen kandidatë që kanë marrë pjesë në veprimtari kërkimore dhe/ose aktivitete pedagogjiko – shkencore në fushën e citologjisë dhe embriologjisë klinike. - Preferohen kandidatët që kanë njohuri të mira të gjuhës angleze. **Dokumentacioni i kërkuar** Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Zyrës Së Burimeve Njerëzore, Në Fakultetin e Mjekësisë, Dosjen Personale ( Të Inventarizuar), Me Dokumentat Si Më Poshtë - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi); - Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi competent ose vërtetim që janë në proçes njohje. - Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve. - Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj. - Të paktën dy referenca nga profesorë. - Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj; - Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj. - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria. - Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit. ***Afati i dorëzimit të dokumentacionit*** : **20.0** **5.2019-** **31.0** **5.2019 (10 ditë pune)** **Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:** - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. - Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimëdhënies në institucionet e arsimit të lartë. **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 21 May, 2019 | Previous KRITERET E PUNËSIMIT PËR “SPECIALIST I SEKTORIT TË PROTOKOLL ARKIVËS” ME KONTRATË ME AFAT TË CAKTUAR, NË ADMINISTRATËN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË Next KRITERET E PUNËSIMIT PËR PERSONEL AKADEMIK, ME KOHË TË PLOTË, NË LËNDËN E ALERGOLOGJISË, NË DEPARTAMENTIN E SËMUNDJEVE TË BRENDSHME, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UMT Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/kriteret-e-pun%C3%ABsimit-p%C3%ABr-personel-akademik-me-koh%C3%AB-t%C3%AB-plot%C3%AB-n%C3%AB-l%C3%ABnd%C3%ABn-histologji-%E2%80%93-embriologji-n%C3%AB-departamentin-e-morfologjis%C3%AB-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-umt-at-university-of-medicine-tirana-4398952165
Niveli: mid level

Publikuar 07/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme