Kthehu te lista
Punë

KRITERET E PUNËSIMIT PËR PERSONEL AKADEMIK, ME KOHË TË PLOTË, NË SHËRBIMIN E URGJENCËS MJEKËSORE, NË DEPARTAMENTIN KIRURGJISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ *Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, Personel Akademik, në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore, në Departamentin e Kirurgjisë, në Fakultetin e Mjekësisë. **Kriteret** **Kritere Të Përgjithshme** Kandidatët për personel akademik, me kohë të plotë, në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore, në Departamentin Kirurgjisë, në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë këto kritere: - Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme, studime Universitare brenda ose jashtë vendit, me notë mesatare mbi 8 (tetë) - Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron. - Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht) - Të ketë liçencën për ushtim individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri I Mjekëve. - Të jetë shtetas shqiptar - Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata; - Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna nga Universiteti I Mjekësisë Tiranë dhe nga Insitucione të tjera të edukimit. **Kritere Specifike** - Të ketë përfunduar studimet në një program specializimi pasuniversitar në një nga fushat e mjekësisë klinike; - Të ketë eksperiencë pune si mjek të paktën 5 vite; - Të ketë eksperiencë në mësimëdhënie në lëndën e Mjekësisë së Urgjencës. - Të ketë liçencën për ushtrimin e profesionit në specialitetin përkatës, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëvë. - Të ketë kualifikime apo specializime në fushën e Mjekësisë së Urgjencës. **Kritere Preferenciale** - Preferohen kandidatë që zotërojnë diplomë specializimi “Specialist Mjek Urgjence” dhe me notë mesatare specializimi mbi 9.0. - Preferohen kandidatë që kanë nivel të mirë të njohjes së gjuhës angleze (minimalisht niveli B2) - Preferohen kandidatë që kanë marrë tituj akademik në fushën përkatëse (ose që janë në proces) - Preferohen kandidatë që kanë marrë pjesë në veprimtari/aktivitete shkencore në fushën e Mjekësisë së Urgjencës. - Preferohen kandidatët me 2 ose më shumë gjuhë të huaja **Dokumentacioni i kërkuar** Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Zyrës Së Burimeve Njerëzore, Në Fakultetin e Mjekësisë, Dosjen Personale ( Të Inventarizuar), Me Dokumentat Si Më Poshtë - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi); - Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi competent ose vërtetim që janë në proçes njohje. - Kopje e noterizuar e liçencave për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve. - Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj. - Të paktën dy referenca nga profesorë. - Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj; - Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj. - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria. - Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit. ***Afati i dorëzimit të dokumentacionit*** : **10.0** **6.2019-** **21.0** **6.2019 (10 ditë pune)** **Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:** - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. - Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimëdhënies në institucionet e arsimit të lartë. **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 10 June, 2019 | Previous PUBLIKOHEN KRITERET E PUNËSIMIT PËR “SPECIALIST” PRANË NJËSISË SË AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË Next KRITERET E PUNËSIMIT PËR PERSONEL AKADEMIK, NË SHËRBIMIN E PNEUMOLOGJISË, NË DEPARTAMENTIN E SËMUNDJEVE TË BRENDSHME NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/kriteret-e-pun%C3%ABsimit-p%C3%ABr-personel-akademik-me-koh%C3%AB-t%C3%AB-plot%C3%AB-n%C3%AB-sh%C3%ABrbimin-e-urgjenc%C3%ABs-mjek%C3%ABsore-n%C3%AB-departamentin-kirurgjis%C3%AB-n%C3%AB-universitetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4398946568
Niveli: mid level

Publikuar 07/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme