Kthehu te lista
Punë

KRITERET E PUNËSIMIT PËR VENDE PUNE, “LABORANT” ME KOHË TË PLOTË, NË DEPARTAMENTIN E FARMACISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ *Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmësakademik, “Laborante”, me kohë të plotë, në Departamentin e Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë, **Kriteret** Kandidatët për “Laborante” me kohë të plotë, në Departamentin e Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë këto kritere: - Të jetë diplomuar në degën Farmaci 5 vjeçare ose në shkenca biomjekëore 5 vjeçare dhe në secilin prej rasteve kurrikula e programit të studimit të përmbajë lëndët e Përgatitjes Galanike, Përgatitjes Kozmetike dhe Biofarmacisë. - Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 7 në farmaci ose mbi 8 në shkenca biomjekësore. - Të ketë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore, preferohet gjuha angleze. - Të ketë njohuri të përdorimit në programet bazë të kompjuterit. - Të njoh dhe të zbatoj kodin e etikës në punë (të jetë konfidencial) dhe të jetë i gatshëm të punoj në grup. - Të jetë i gatshëm të punoj në orare të ndryshme në varësi të orarit mësimor. - Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet në fushën ku do të punësohet. - Të jetë anëtar i Urdhrit profesional përkatës; - Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; - Të jetë shtetas shqiptar; - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata; - Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna; **Dokumentacioni i kërkuar** Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokoll Arkivës, Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë Tiranë, Dokumentat Si Më Poshtë - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi); - Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj; - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit; - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji; - Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore të largimit nga puna; - Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim; - Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë - Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit. *Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.* Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë) ***Afati i dorëzimit të dokumentacionit*** : **01.04.2019-12.04.2019 (10 ditë pune)** **Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:** - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. - Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative. **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 1 April, 2019 | Previous KRITERET E PUNËSIMIT PËR VENDE PUNE, “LABORANT” ME KONTRATË ME AFAT TË CAKTUAR, NË DEPARTAMENTIN E NEUROSHKENCËS, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË Next KRITERET E PUNËSIMIT PËR VENDE PUNE, “LABORANT” ME KOHË TË PLOTË, NË DEPARTAMENTIN E SËMUNDJEVE TË ZEMRËS DHE ENËVE TË GJAKUT, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/kriteret-e-pun%C3%ABsimit-p%C3%ABr-vende-pune-%E2%80%9Claborant%E2%80%9D-me-koh%C3%AB-t%C3%AB-plot%C3%AB-n%C3%AB-departamentin-e-farmacis%C3%AB-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-universiteti-i-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4398940666
Niveli: mid level

Publikuar 07/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme