Kthehu te lista
Punë

KRITERET E PUNËSIMIT PËR VENDE PUNE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ *Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionet e punës - Sekretare mësimore (me kohë të plotë) në Fakultetin e Mjekësisë; - Sekretare mësimore (me kohë të pjesshme) në Fakultetin e Mjekësisë. - Përshkrimi i përgjithshëm i punës: - Hapja e regjistrave të kursit sipas grupeve përkatëse; - Rregjistrimi i studentëve për herë të parë në vit të parë; - Hapja e regjistrave të notave sipas degëve e grupeve përkatëse; - Shpallja e studentëve përsëritës, në bazë të numrit të krediteve që kanë fituar në vitet paraardhëse; - Çelja e datave të provimeve për klasë, grupeve dhe sipas sesioneve përkatëse; - Hedhja e notave në regjistrat e notave, në sesionet e provimeve; - Hapja e indeksit për studentët e rinj të vitit të parë; - Nxjerrja e evidencave ardhur nga Rektorati për seionet e provimeve; - Hapja e proces-verbaleve të provimeve të mbartura (sipas sesioneve përkatëse); - Diplomimi i studentëve të kursit të gjashtë. Hedhja e tyre në regjistrin e diplomave; - Plotësimi i Formularit të Diplomave me të dhënat e studentëve të diplomuar në sesionet përkatëse; - Nxjerja e vërtetimeve për listë notash apo diplomash, për studentët; - Konfirmim dokumentacioni për studentët e diplomuar ne vite (nga Ministria, Rektorati, etj); - Mbledhja e faturave të tarifës vjetore të shkollimit si dhe mbledhje e dokumentacionit për studentët me status të veçantë; - Kriteret Kandidatët Për Sekretare Mesimorë (me Kohë Të Plotë) Dhe Sekretare Mësimore (me Kohë Të Pjeshme) Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere - Të zotëroj të paktën diplomë të nivelit Bachelor; - Të ketë eksperienca pune; - Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; - Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj, gjuha angleze përbën avantazh; - Të ketë njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit dhe të programit Microsoft Office, të vërtetuara me dëshminë përkatëse; - Të ketë njohuri të mira të një prej programeve të sekretarisë; - Të jetë shtetas shqiptar; - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje; - Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit. - Dokumentacioni i kërkuar Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokoll Arkivës, Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë Tiranë, Dokumentat Si Më Poshtë - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi); - Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj; - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit; - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji; - Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi; - Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim; - Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë (nëse ka); - Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit. Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë) ***Afati i dorëzimit të dokumentacionit*** : **17.09.2018-28.09.2018 (10 ditë pune)** - Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista: - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. - Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative. - Mënyra e vlerësimit: Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 17 September, 2018 | Previous Kriteret dhe vendet vakante per personel akademik me kohe te pjesshme per vitin akademik 2018-2019, ne Fakultetin e Mjekesise Next NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: “SPECIALIST” PRANË NJËSISË SË AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/kriteret-e-pun%C3%ABsimit-p%C3%ABr-vende-pune-n%C3%AB-universitetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4387811741
Niveli: mid level

Publikuar 19/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme