Kthehu te lista
Punë

Legal Specialist

Communication Progress Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Përgjegjësitë kryesore: - Hartimi i dokumentacionit ligjor të shoqërisë, përfshirë: shkresa, kërkesa, njoftime, rregullore dhe akte të tjera organizative. - Hartimi dhe përgatitja e kontratave të ndryshme në përputhje me legjislacionin në fuqi, si: kontrata shitje, blerje, bashkëpunimi, pune, etj. - Përgatitja e prokurave dhe autorizimeve të ndryshme sipas nevojave të shoqërisë. - Monitorimi i vazhdueshëm i portaleve të prokurimeve për identifikimin e tenderave të rinj dhe të përshtatshëm për kompaninë. - Hartimi dhe përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për pjesëmarrjen në tendera publikë dhe private, kombëtare dhe ndërkombëtar. - Mbajtja dhe përditësimi i arkivës ligjore të prokurimeve dhe përgatitja e raporteve të brendshme; - Monitorimi i vazhdueshëm i ndryshimeve në legjislacionin shqiptar dhe zbatimi i tyre në praktikë, në funksion të veprimtarisë së shoqërisë. - Zbatimi i procedurave ligjore dhe administrative në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi. Kërkesat për pozicionin e punës: - Diplomë universitare Bachelor/Master në Drejtësi. - Minimumi 3 vite përvojë pune në fushën ligjore dhe te prokurimeve; përvoja në sektorin privat përbën avantazh. - Njohuri të mira të sistemit të e-prokurimit dhe përdorimit të platformave digjitale të tenderimit. - Njohuri shume te mira në legjislacionin civil, tregtar e administrativ. - Aftësi shumë të mira analitike, të shkrimit dhe të komunikimit. - Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, si dhe në ekip, duke menaxhuar në mënyrë efikase detyrat. Pse të bëhesh pjesë e Communication Progress? - Përvojë dinamike dhe zhvillim profesional - Vlerësim për iniciativën dhe mendimin kritik - Ambjent miqësor dhe bashkëpunues Si të Aplikoni: Dërgoni: - CV-në tuaj - Letër motivimi Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/legal-specialist-at-communication-progress-4352780753
Niveli: senior

Publikuar 13/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme