Kthehu te lista
Punë

Legal Specialist

Kalaja Talent Consulting Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Burime Njerëzore
Ne po kërkojmë të punësojmë një Juriste për një nga bashkëpunëtorët tanë në fushën e ndërtimit. Roli përfshin përgatitjen dhe rishikimin e kontratave, ndjekjen e dokumentacionit ligjor dhe sigurimin e përputhshmërisë me rregulloret ligjore. Përshkrimi i rolit: Juriste do të jetë përgjegjëse për mbështetjen ligjore të kompanisë dhe projekteve të partnerit në fushën e ndërtimit. Roli përfshin: Përgatitjen, rishikimin dhe menaxhimin e kontratave me klientë, furnitorë dhe nënkontraktorë. Sigurimin e përputhshmërisë me legjislacionin kombëtar dhe rregulloret e ndërtimit. Mbështetje në negociata dhe proceset ligjore që lidhen me projektet. Menaxhimin e dokumentacionit ligjor dhe arkivimin korrekt të kontratave dhe marrëveshjeve. Këshillim dhe asistencë për menaxhmentin dhe ekipet operative në çështje ligjore. Identifikimin e rreziqeve ligjore dhe sugjerimin e zgjidhjeve për minimizimin e tyre. Kërkesat: Diplomë në Drejtësi (preferohet master ose specializim i ngjashëm). 2–4 vite eksperiencë si juriste, idealisht në sektorin e ndërtimit ose kompanitë e ndërtimit. Njohuri të thella në ligjin civil, tregtar dhe legjislacionin e ndërtimit. Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi. Mendim kritik, përgjegjshmëri dhe korrektësi në përgatitjen e dokumenteve ligjore. Aftësi për të punuar në mënyrë proaktive dhe për të ofruar zgjidhje praktike. 📩 Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në adresën: Aviola.isufi@ktc.al ose te kontaktojne ne numrin 0694093986. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/legal-specialist-at-kalaja-talent-consulting-4349576177
Niveli: senior

Publikuar 11/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme