Punë
Logistics Assistant
Heb's Albania
Tiranë, Shqipëri
Të tjera
Përshkrimi
Heb’s është në kërkim të një punonjëseje të organizuar dhe të përgjegjshme për pozicionin në Logjistikë / Magazinë, e cila do të mbështesë proceset e magazinës dhe koordinimin e furnizimeve për pikat e kompanisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Regjistrimi dhe monitorimi i hyrje-daljeve të mallrave në magazinë
- Përgatitja dhe verifikimi i porosive për pikat e shitjes
- Kontrolli dhe monitorimi i stokut
- Mbajtja e evidencave dhe dokumentacionit të magazinës
- Bashkëpunimi me departamentet përkatëse për furnizimet dhe proceset logjistike
Kualifikimet:
- Përvojë e mëparshme në logjistikë, magazinë ose menaxhim stoku (preferohet)
- Aftësi të mira organizimi dhe vëmendje ndaj detajeve
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të respektuar afatet
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në: elita@hebsalbania.com
#hiring #SupplyChain
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/logistics-assistant-at-heb-s-albania-4383688812
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim