Kthehu te lista
Punë

Marketing informues B2B - Anglisht dhe Spanjisht (bilingual)

Hitweb.it Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Sun Ballast** , lider në zgjidhjet inovative për sistemet fotovoltaike, është në kërkim të një profesionisti/e energjik/e dhe të motivuar për t’u bashkuar me ekipin tonë të marketingut B2B dhe për të ndihmuar në zgjerimin e pranisë sonë në tregun Europian **Çfarë do të bëni në këtë rol:** - Do të jeni kontakti i parë me klientët italian, përmes telefonit, emailit dhe platformave të tjera. - Do të prezantoni vlerën e zgjidhjeve tona inovative dhe si ato mund të përmirësojnë bizneset e klientëve tanë. - Do të mirëmbani dhe përditësoni të dhënat në sistemin tonë të brendshëm, duke siguruar saktësi maksimale. - Do të bashkëpunoni ngushtë me ekipin për të garantuar një përvojë pozitive për çdo klient dhe funksionim efikas të proceseve të back office. **Kualifikimet që kërkojmë:** - Njohuri shumë të mira të  **gjuhës angleze & spanjolle (niveli B1-B2)** , në të shkruar dhe të folur. - Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi kohe. - Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi analitike. - Aftësi komunikuese dhe dëshirë për të punuar në një mjedis ndërkombëtar. **Çfarë ju ofrojmë:** - **Kontratë pune e rregullt** , sipas legjislacionit shqiptar. - **Pagesë konkurruese**  dhe trajnim profesional të paguar. - **Fundjavë pushim**  (e shtunë dhe e diel). - **Drekë falas**  në restorantet tona partnere. - Të gjitha  **festat zyrtare të paguara** , sipas Kodit të Punës. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/marketing-informues-b2b-anglisht-dhe-spanjisht-bilingual-at-hitweb-it-4355727457
Niveli: mid level

Publikuar 26/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme