Kthehu te lista
Punë

Marketing Manager

EB INVEST Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
EB Investment, në emër të një klienti të saj, është në kërkim të një ***Menaxheri Marketingu*** për të udhëhequr zhvillimin dhe implementimin e strategjive të marketingut që rrisin prezencën e markës dhe performancën në treg. **Përgjegjësitë kryesore** - Hartimi dhe zbatimi i planit vjetor të marketingut në përputhje me strategjinë e përgjithshme të - kompanisë. - Administrimi dhe optimizimi i buxhetit të marketingut, duke garantuar efikasitet maksimal të investimeve (ROI). - Kryerja e analizave të tregut, konkurrencës dhe trendeve të industrisë për identifikimin e mundësive të reja të zhvillimit. - Konceptimi, koordinimi dhe monitorimi i fushatave të marketingut në kanale tradicionale dhe digjitale. - Udhëheqja, motivimi dhe zhvillimi profesional i ekipit të marketingut. - Bashkëpunimi i ngushtë me departamentin e shitjes për rritjen e performancës komerciale. - Menaxhimi dhe konsolidimi i identitetit, reputacionit dhe pozicionimit të markës. - Përgatitja e raporteve periodike për menaxhmentin mbi performancën dhe KPI-të. **Kualifikimet** - Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi, Ekonomi ose fushë të ngjashme. - Minimum 5 vite eksperiencë në marketing, me së paku 2 vite në pozicion menaxherial. - Njohuri të thelluara në marketing strategjik dhe digjital. - Eksperiencë në menaxhimin e buxheteve dhe analizën e performancës. - Aftësi të shkëlqyera analitike dhe vendimmarrjeje. **Ofrohet** - Ambient profesional dhe mbështetës. - Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnimi. - Paketë konkuruese financiare dhe benefite të tjera. Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën info@ebinvest.al deri më datë 09.03.2026. Sigurohuni që të përfshini “Menaxher Marketingu” në subjektin e email-it. *Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/marketing-manager-at-eb-invest-4374286764
Niveli: senior

Publikuar 23/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme