Punë
Marketing social media
Rexha Gold sh.p.k
Tiranë, Shqipëri
Retail dhe Distribuim
Përshkrimi
Social Media Manager & Content Creator
Rexha Gold po kërkon të punësojë një vajzë kreative dhe me pasion për marketingun, e cila do të jetë përgjegjëse për rritjen e imazhit tonë në rrjetet sociale dhe tërheqjen e klientëve të rinj.
Detyrat kryesore:
Realizimi i fotove dhe videove (Reels/TikTok) të produkteve në dyqan.
Editimi i materialeve vizuale dhe krijimi i postimeve të përditshme.
Shkrimi i teksteve tërheqëse (përshtatja sipas produktit: stil romantik, profesional apo informativ).
Menaxhimi i komunikimit me ndjekësit dhe rritja e fluksit të klientëve në dyqan.
Kualifikimet që kërkojmë:
Arsim i lartë (Marketing, Komunikim ose Arte janë avantazh).
Njohuri shumë të mira në fotografi dhe në përdorimin e programeve të editimit (CapCut, Lightroom, Canva etj.).
Aftësi shumë të mira shkruese në gjuhën shqipe.
Kreativitet dhe sy për detajet estetike.
Çfarë ofrojmë:
Pagesë motivuese dhe kushte shumë të mira pune.
Mundësi për të punuar me një markë prestigjioze në tregun e bizhuterive.
Ambient bashkëpunues ku vlerësohen idetë e reja.
Si të aplikoni:
Të interesuarat të dërgojnë CV-në dhe një portofol të punëve të tyre (ose profilet që menaxhojnë) në:
📧 adnan.rexha@rexhagold.com
📲 kontakt DM : 0694080565
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/marketing-social-media-at-rexha-gold-sh-p-k-4352680387
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim