Kthehu te lista
Punë

Medical Doctor

Levita Flamuri i Shqipëri Bajram Curri, Shqipëri Të tjera
**Kërkohen Mjekë për Konsultime Online – Levita** Pozicioni: Mjek/e Video Konsultues/e Online (Telemedicinë) Kompania: Levitamed.com – Platformë Dixhitale Shëndetësore Lloji: Freelance / Me kontratë fleksibël **Përshkrimi** Levita kërkon mjekë të licensuar për të ofruar konsultime mjekësore online përmes platformës tonë të telemedicinës. Ju vendosni vetë orarin — ne sjellim pacientët. **Çfarë ofrojmë:** • Pagesë për çdo konsultim të kryer — sa më shumë konsultime, aq më shumë fitoni • Orar plotësisht fleksibël — ju vendosni disponibilitetin tuaj direkt në platformë • Infrastrukturë të gatshme — platformë e thjeshtë dhe e sigurt për videokonsultime • Bashkëpunim afatgjatë me kushte të favorshme, sepse jemi startup që rritemi bashkë me ju **Kërkesat:** • Diplomë në Mjekësi dhe licensë aktive në Shqipëri • Përvojë klinike (e preferueshme, por jo e detyrueshme për specialistë të rinj) • Aftësi bazë dixhitale dhe lidhje e qëndrueshme interneti • Aftësi të mira komunikuese dhe ndjeshmëri ndaj pacientit **Si funksionon:** 1 Aplikoni përmes këtij njoftimi në LinkedIn 2 Kemi një bisedë të shkurtër për t'ju njohur më mirë 3 Regjistroheni dhe verifikoni licensën tuaj 4 Vendosni orarin tuaj të disponueshëm 5 Pranoni konsultime dhe pagueheni për secilën Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/medical-doctor-at-levita-4394628422
Niveli: mid level

Publikuar 01/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme