Kthehu te lista
Punë

Medical Representatives për sektorin e pajisjeve mjekësore

MSE - Medical Service Engineering Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Nëse ke eksperiencë në **shitje, marketing farmaceutik ose bashkëpunim me klinika dhe mjekë** , kjo mund të jetë një mundësi shumë e mirë për ty. **MSE sh.p.k** është një kompani e specializuar në **shitjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore** , duke përfaqësuar disa nga brandet më të njohura ndërkombëtare si: Mindray, Olympus, Dräger, Gima, Esco, Drgem, Carestream, Varian, Planmed, Edan, Archimed etj. Për shkak të **zgjerimit të aktivitetit** , jemi në kërkim të **Medical Representatives** energjikë dhe të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë. **🎯 Përgjegjësitë kryesore** • Vizita dhe prezantime në klinika, spitale dhe qendra diagnostike. • Ndërtim marrëdhëniesh me mjekë dhe administratorë klinikash. • Identifikim i mundësive të reja të biznesit. • Prezantim i zgjidhjeve dhe teknologjive mjekësore. • Monitorim i tregut dhe zhvillim i klientëve në territory. **Kriteret** • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi • Aftësi negociimi dhe bindjeje • Aftësi të mira organizimi dhe menaxhimi të kohës • Gatishmëri për të punuar në terren • Patentë drejtimi automjeti (e detyrueshme) • Eksperienca në sektorin farmaceutik ose mjekësor përbën avantazh **Çfarë ofron MSE** • Pagë konkurruese + bonus performance • Mundësi reale për zhvillim profesional • Trajnime mbi teknologjitë mjekësore • Punë me brandet lider në industrinë e pajisjeve mjekësore • Ambient profesional dhe bashkëpunues **📧 Email: management@mse.al** **📱 WhatsApp: +35568 60 68 086** **Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.** **#Hiring #MedicalRepresentative #MedicalDevices #SalesJobs #Healthcare** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/medical-representatives-p%C3%ABr-sektorin-e-pajisjeve-mjek%C3%ABsore-at-mse-medical-service-engineering-4388401264
Niveli: mid level

Publikuar 24/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme