Kthehu te lista
Punë

Medical Sales Representative

Trimed Healthcare Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Industri Farmaceutike
Përshkrimi: **Profili i Trimed Healthcare :**  Trimed shpk, është një nga kompanitë farmaceutike më të rëndësishme dhe më të suksesshme në tregun farmaceutik Shqiptar. Aktivitetet e Trimed shpk. përfshijnë distribucionin dhe shitjet me pakicë dhe shumicë të produkteve farmaceutike, produkte nga Kompanitë më të mëdha dhe të mirënjohura botërore në industrinë farmaceutike. Vendndodhja : Autostrada Tiranë - Durrës, km : 10. Pozicioni i punës:  **Përfaqësues Mjekësor (MedRep) për Zonën e Tiranës; Lushnjes & Berat** Departamenti : **Komercial** Sektori : **Marketing** Detyrat: **Përmbledhja e Pozicionit:** - Përfaqësuesi Mjekësor është përgjegjës për bashkëpunimin me Profesionistët e Kujdesit Shëndetësor, mbi promovimin e produkteve mjekësore për të siguruar një shërbimin sa më cilësor dhe efikas, si dhe zhvillimin e përmbushjen e strategjive të marketingut. - Përgjegjësitë e tij / saj të punës janë pjesërisht të orientuara në terren dhe pjesërisht në zyra. - Pjesa me e madhe e kontakteve të tij / saj me klientët janë në spitale, mjekë, farmaci dhe klinika mjekësore. - Misioni i tij / saj është të arrijë dhe tejkalojë Targetin e Shitjeve për produktet e caktuara dhe të zbatojë strategjinë promovuese tek klientët (partnerët) siç specifikohet nga Menaxherët e Shitjeve dhe Marketingut në Trimed Healthcare. - Ai / ajo duhet të punojë në përputhje me politikat e Trimed Healthcare dhe standarde te larta etike. Kualifikimet: **Çfarë kërkojmë?** - Kualifikime universitare në Mjekësi, Farmaci, Infermieri, Shëndet Publik, ose fusha të ngjashme; - Preferohet të ketë eksperiencë pune në këtë rol pune/apo të ngjashëm; - Patentë: Klasi B; - Njohje e mire e gjuhës angleze; - Përvojë pune të sukseshme; - Dëshirë të vazhdueshme për t'u përmirësuar; - Aftësi shumë të mira negociuese, artikuluese, fleksibël në marrëdhënie me njerëzit, aftësi të punës në grup; - Përqëndrim të lartë gjatë kryerjes së detyrave dhe vëmendje ndaj detajeve; - Aftësi shumë te mira bashkëpunuese, me fokus në performancën dhe i orientuar drejt rezultateve; - Aftësi për të shqyrtuar dhe përpunuar saktësisht të dhënat; **Çfarë ofrojmë?** - Kushte pune konform të gjitha ligjeve në fuqi; - Mjete pune të përshtashme për të kryer punën; - Trajnime të vazhdueshme për të ofruar zhvillime profesionale; Shënime: Për të aplikuar për ketë pozicion, ju lutem të dërgoni CV-në në adresën elektronike trimed@trimed.com.al Vakanca shpallur me dt. 14 **.03.2026** **https://trimed.com.al/privacy-policy-sq** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/medical-sales-representative-at-trimed-healthcare-4389197605
Niveli: mid level

Publikuar 25/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme