Kthehu te lista
Punë

Medical Sales Representative (South Albania)

Trimed Healthcare Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Industri Farmaceutike
**Profili i Trimed Healthcare :** Trimed shpk, është një nga kompanitë farmaceutike më të rëndësishme dhe më të suksesshme në tregun farmaceutik Shqiptar. Aktivitetet e Trimed shpk. përfshijnë distribucionin dhe shitjet me pakicë dhe shumicë të produkteve farmaceutike, produkte nga Kompanitë më të mëdha dhe të mirënjohura botërore në industrinë farmaceutike. Vendndodhja e subjektit : Autostrada Tiranë - Durrës, km : 10. Pozicioni i punës: Përfaqësues Mjekësor (MedRep) per zonat Berat/Lushnje/Gjirokaster/Sarande Departamenti : Komercial Sektori : Marketing **Detyrat** **Përmbledhja e Pozicionit:** Përfaqësuesi Mjekësor është përgjegjës për bashkëpunimin me Profesionistët e Kujdesit Shëndetësor, mbi promovimin e produkteve mjekësore për të siguruar një shërbimin sa më cilësor dhe efikas, si dhe zhvillimin e përmbushjen e strategjive të marketingut. Përgjegjësitë e tij / saj të punës janë pjesërisht të orientuara në terren dhe pjesërisht në zyra. Pjesa me e madhe e kontakteve të tij / saj me klientët janë në spitale, mjekë, farmaci dhe klinika mjekësore. Misioni i tij / saj është të arrijë dhe tejkalojë Targetin e Shitjeve për produktet e caktuara dhe të zbatojë strategjinë promovuese te klientët(partnerët) siç specifikohet nga Menaxherët e Shitjeve dhe Marketingut në Timed Healthcare. Ai / ajo duhet të punojë në përputhje me politikat e Trimed Healthcare dhe standarde te larta etike. Zona e mbulimit te pozicionit: Berat-Lushnje dhe Gjirokaster-Sarande **Kualifikimet** Çfarë kërkojmë? Kualifikime universitare në Mjekësi, Farmaci, Infermieri, Shëndet Publik, ose fusha të ngjashme; Preferohet të ketë eksperiencë pune në këtë rol pune/apo të ngjashëm; Patentë: Klasi B; Njohje e mire e gjuhës angleze; Përvojë pune të sukseshme; Dëshirë të vazhdueshme për t'u përmirësuar; Aftësi shumë të mira negociuese, artikuluese, fleksibël në marrëdhënie me njerëzit, aftësi të punës në grup; Përqendrim të lartë gjatë kryerjes së detyrave dhe vëmendje ndaj detajeve; Aftësi shumë te mira bashkëpunuese, me fokus në performancën dhe i orientuar drejt rezultateve; Aftësi për të shqyrtuar dhe përpunuar saktësisht të dhënat; Çfarë ofrojmë: Kushte pune konform të gjitha ligjeve në fuqi; Mjete pune të përshtashme për të kryer punën; Trajnime të vazhdueshme për të ofruar zhvillime profesionale; Shënime Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com. Për të aplikuar për ketë pozicion, ju lutem të dërgoni CV-në brenda datës 06.03.2026 në adresën elektronike trimed@trimed.com.al Vakanca shpallur me dt. 06.02.2026 https://trimed.com.al/privacy-policy-sq/ Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/medical-sales-representative-south-albania-at-trimed-healthcare-4378168684
Niveli: mid level

Publikuar 03/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme